Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë” Empty Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë”

Sun 23 Dec 2012 - 13:07
Message reputation : 100% (1 vote)
Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë” Shkelzeni-dhe-argita-300x220Pas akuza të njëpasnjëshme të deputetit socialist Taulant Balla se fëmijët e kryeministrit Berisha kanë fituar me dhjetëra milionë lekë në mënyrë të paligjshme kanë reaguar këta të fundit duke i quajtur shpifje të ulëta. Për më tepër ata e kanë kërcënuar Ballën me padi duke sqaruar “se të ardhurat tona janë të gjitha nga burime të ligjshme dhe të deklaruara në organet përkatëse. Të gjithë të ardhurat janë të derdhura në rrugë bankare dhe për to janë shlyer, po në rrugë bankare, të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi”

Më tej në deklaratën e lëshuar prej tyre ata kanë ironizuar edhe kryetarin socialist Edi Rama:“I kujtojmë zotit Balla se të ardhurat tona të deklaruara, të kontrolluara e të gjetura në rregull, janë në dritë të diellit, ndryshe nga shefi i z. Balla, i cili pasi betonoi Tiranën me milione metër katror ndërtim dhe u akuzua publikisht nga ndërtuesit se kishte kërkuar miliona euro në shkëmbim të lejeve të ndërtimit, deklaron si kursime jete 3 mijë euro dhe se jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami meqë është i pastrehë” ./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë” Empty Re: Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë”

Sun 23 Dec 2012 - 14:55
Balla-fëmijëve të Berishës: Tregojuni shqiptarëve si mund të bëhesh i pasur, pa babanë kryeministër
Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë” Balla%20denoncim
Edhe sot deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur akuza ndaj fëmijëve të kryeministrit Berisha, për pasurinë e tyre. Por, një ditë më parë fëmijët e kryeministrit i janë përgjigjur akuzave të tija, duke i thënë që le të shkojë në gjykatë nëse ka fakte, ndërsa Balla deklaroi se, opozitës nuk mund t’i mbyllet goja.

“Jam thellësisht i keqardhur që Argita dhe Shkëlzen Berisha reaguan dje vetëm duke shpifur për kryetarin e PS dhe nuk sqaruan si e kanë vënë pasurinë e tyre përrallore. Aq më keq që kërcënuan me një tjetër proces gjyqësor, në vazhdën e gjyqeve që kanë hapur me opozitën në një përpjekje të dështuar dhe të kotë, për të na mbyllur gojën”, tha ai.

Duke iu kundërpërgjigjur fëmijëve të kryeministrit Balla, duke thënë se, do doja t’ju tregonin sot shqiptarëve se si mund të bëhen edhe ata aq të pasur, pa qenë fëmijët e Saliut. “Se siç e dimë ne dhe mbarë shqiptarët, e di edhe Argita edhe Shkëlzeni se këto para dhe këto prona i kanë vënë vetëm falë babit kryeministër. Ai është kryeministri më i korruptuar në këto 100 vjet shtet shqiptar. Prandaj o kalamajtë e babit, ju mund të hapni gjyqe sa të doni, madje dhe mund t’i fitoni ato me ushtarët e korruptuar të babit në gjykata por s’mund ta mbuloni të vërtetën e hidhur të qeverisjes së stërkorruptuar të babit tuaj, prej së cilës keni përfituar dhe përfitoni përditë. Ju ka mbetur edhe pak kohë, muaj, javë e ditë deri sa të përballeni me drejtësinë e vërtetë, e të pavarur që punon për Shqipërinë e shqiptarët e jo për babanë tuaj”, ka deklaruar deputeti Balla.
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë” Empty Re: Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë”

Mon 24 Dec 2012 - 16:50
RRofte babi Very Happy (shkelzeni dhe argita)

cja beri mir ky Balla
Sponsored content

Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë” Empty Re: Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi