Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë
Fri 15 Jun 2012 - 23:53
Procesi gjyqësor mes fëmijëve të kryeministrit, Shkëlzen dhe Argita Berisha, me deputetin socialist, Saimir Tahiri, ka vijuar edhe ditën e sotme. Fëmijët e kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar që deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, t’i dëmshpërblejë me 8 milionë lekë të reja, për dëmin moral të shkaktuar nga deklaratat për korrupsion.Avokati i Shkëlzen dhe Argita Berishës pohoi sot se, klientët e tij i kërkuan gjykatës që të detyrojë Tahirin të paguajë shumën me 4 milionë lekë secilit nga pala e dëmtuar.Ndërsa, deputeti Tahiri theksoi se, ka prova ku mbështetet për thëniet e tij. Gjithashtu Tahiri kërkoi kohë për konkluzionet përfundimtare.
Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka renditur disa nga provat që disponon kundër fëmijëve të kryeministrit.
Tahiri në një dokument ka treguar pasurinë e Shkëlzen e Argita Berishës në vite, bazuar në deklarimet e bëra për pasurinë.
Sipas deputetit të PS-së, në vitin 2006, Shkëlzen Berisha ka pasur 9 milionë lekë të vjetra + një apartament që kushton 56 milionë lekë të vjetra, total i pasurisë është 65 milionë lekë të vjetra. Ndërsa, në vitin 2011, ka 630 milionë lekë të vjetra dhe nuk ka apartament, por jeton me qera.
Tahiri ka shtuar se, pasuria e Argita Berishës në vitin 2006 ka qenë 880 milionë lekë të vjetra, përfshirë 10 apartamente në Tiranë, ndërsa në vitin 2011, pasuria e saj ka shkuar në 1 miliard e 825 milionë lekë të vjetra, përfshirë 9 apartamente”, shprehet deputeti socialist.
“Siç shihet nga shifrat, Shkëlzen Berisha brenda 5 viteve e ka dhjetëfishuar pasurinë e tij, ndërkohë që nuk merret me ndonjë punë apo aktivitet të veçantë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Argitën, pasuria e të cilës është në shifra të frikshme”, ka thënë deputeti i PS-së.
Tahiri pas seancës gjyqësore u shpreh se, në një rast paprecedent, në praktikën e gjykatave shqiptare dhe në shkelje të ligjit, gjyqtari mori vendim për të nxjerrë mediat jashtë dhe për të bërë gjyqin me dyer të mbyllura. Ai shtoi se, “dhe vendimi i dytë akoma më absurd, për të hedhur poshtë listën e provave që i kërkova të administrohen, në mënyrë për të më dhënë dhe mua mundësinë të provoj deklaratat e mia, se Argita dhe Shkëlzen Berisha janë të korruptuar bashkë me babain e tyre dhe akoma më absurde, nuk lejoi thirrjen e dëshmitarëve se nuk ka adresat”. /E.L/
Burimi:Shekulli

- Zbulimi! Shkencëtarët: Anije kozmike aliene kanë ardhur para miliona vitesh
- Cameron: Fëmijët të çohen në këmbë kur hyn brenda një i rritur
- Fëmijët e kryeministrit: “Nuk jemi si Rama që jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami si i pastrehë”
- Monica Bellucci: “Nuk e di nga kanë ngjarë fëmijët?”
- Çfarë s’kanë guxim të thonë fëmijët
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi