Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ankandi rekord, perla e Liz Taylor shitet për 9 mln euro Empty Ankandi rekord, perla e Liz Taylor shitet për 9 mln euro

Wed 14 Dec 2011 - 23:09
Ankandi rekord, perla e Liz Taylor shitet për 9 mln euro 49394SHBA- 'Peregrina' e famshme, perla unike e shekullit XVI, e cila bën pjesë në bizhuteritë e cmuara të vëna në ankand mbrëmjen e djeshme nga 'Christie' në Nju Jork u shit me shumën marramendëse 11.840.000 dollarë (rreth 9 milionë euro).

Një rekord i vërtetë botëror për një bizhuteri me perlë të vecantë, në një natë të karakterizuar nga rekorde të ndryshme, pasi cmimi është shumëfishuar katërcipërisht nga vlerësimi fillestar.

Në mes të mbrëmjes emocionuese drejtuesit e ankandit lajmëruarn që koleksioni i bizhuterive të cmuara të aktores Liz Taylor, ishte bërë koleksioni më i shtrenjtë privat i shitur ndonjëherë në ndonjë ankand.

“Peregrina" një perlë e mbivendosur mbi një margaritar rubinësh me diamantë dhe perla të Cartier ishte vlerësuar fillimisht me rreth 2-3 milion dollarë. Por në më pak se 5 minuta ka marrë një dyzinë ofertash.

Perla e cila i përket shekullit XVI, unike në botë është vënë nga mbretëresha të ndryshme të Spanjës dhe Austrisë, ndërkohë që u pikturuara në një sërë veprash të Velasquez.

Perla është blerë në vitin 1969 për 37.000 $ nga burri i aktores Taylor , Richard Burton, i cili e i'a kishte 'rërmbyer' nëpërmjet një ankandi një anëtari të një familjeje të njohur mbretërore të Spanjës.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi