Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elvana josh fansat kosovarë me këngët e Nexhmie Pagarushës Empty Elvana josh fansat kosovarë me këngët e Nexhmie Pagarushës

Thu 15 Dec 2011 - 23:36
Elvana josh fansat kosovarë me këngët e Nexhmie Pagarushës Elvana-300x225Këngëtarja seksi ka “kallur në flakë” një nga club-et më të mëdha në Prishtinë, ku ka performuar së bashku me Andy Gramm, i cili tashmë ka atributet e menaxherit të koncerteve të saj.
Siç kemi shkruar edhe më herët, Elvana Gjata jo vetëm që nuk po njeh krizë, por përkundrazi, ajo ka intensifikuar përmasat e koncerteve të saj, të cilat janë përherë plot me fansa, siç ka ndodhur pak javë më parë edhe në Kanada.
Ndërkaq, në Prishtinë, ku Elvana është shumë e pëlqyer, ka rënë në sy se gjatë programit të saj muzikor në një club, ajo ka përfshirë edhe këngë të njohura të yllit kosovar të muzikës, Nexhmie Pagarusha, duke bërë që fansat të shpërthejnë në brohoritje e ovacione.
Këngë të Nexhmies, e cila adhurohet në Kosovë, nuk kishim dëgjuar më parë nga Elvana, e cila ndoshta kërkon të heqë paralele mes vetes dhe këngëtares divë. Në fakt, veç talentit, punës dhe pamjes së jashtme, Elvana Gjata dhe menaxheri i saj, Flori Mumajesi, kurojnë me kujdes çdo dalje publike dhe mendojnë me detaje çdo performancë, në mënyrë që të mbajnë të lidhur fort pas vetes sa më shumë fansa, aq më tepër në Kosovë, ku konkurrenca me këngëtare të njohura, rivale të Elvanës – si Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Dafina Rexhepi etj. – është shumë e fortë …
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi