Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nexhmie Hoxha, Fatos Nano e Erjon Braçe ngushëllime për Ramiz Alinë Empty Nexhmie Hoxha, Fatos Nano e Erjon Braçe ngushëllime për Ramiz Alinë

Sun 9 Oct 2011 - 2:57
Nexhmie Hoxha, Fatos Nano e Erjon Braçe ngushëllime për Ramiz Alinë Ramiz_alia_vdekja
Kjo është fotografia e Ramiz Alizë në shtratin e vdekjes në Senatoriumin e Tiranës pak prë para ndarjes nga jeta.
Vdekja e udhëheqësit të fundit komunist, njëherësh presidenti i parë i sistemit pluralist në Shqipëri është përcjellë me reagime.
“Sot humba një shok që kam njohur e bashkëpunuar që në vitet e luftës nacional-çlirimtare, në demonstrata dhe në të gjithë veprimtaritë antifashiste atdhetare të rinisë shqiptare. Bashkëpunim që vazhdoi edhe në vitet e ndërtimit socialist. Ramiz Alia ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe të aftë të Enverit. Ai i shërbeu me gjithë përkushtimin e tij komunist dhe atdhetar popullit shqiptar dhe të ardhmes së kombit tonë. Historia do të vërë në vend si të mirat dhe dobësitë njerëzore të çdo personaliteti që ka pasur një rol të veçantë në shoqëri. I dërgoj me këtë rast ngushëllimet e mia dy vajzave dhe djalit të tij, si edhe të gjithë familjarëve”, është shprehur tek Shekulli Nexhmie Hoxha, në lidhje me vdekjen e ish-Presidentit Ramiz Alia.
Dje Ilir Meta me një letër ngushëloi familjen e Ramiz Alisë, ndërsa sot edhe Erjon Braçe e Fatos Nano kanë ngushëlluar familjen .
Nano e konsideron Alinë si njeriun që solli pluralizmin paqësisht në Shqipëri, Erjon Braçe shprehet se “Alia ishte një shtetas shqiptar, antifashist dhe komunist”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi