Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Stano: Ngushëllime familjes së Bejkos Empty Stano: Ngushëllime familjes së Bejkos

Wed 7 Nov 2012 - 13:39
Stano: Ngushëllime familjes së Bejkos Peter-stano

Komisioni Europian shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e ish-të burgosurit politik Lirak Bejko dhe përsëriti thirrjen ndaj qeverisë shqiptare për dialog me të përndjekurit politikë, por edhe për zbatimin e ligjeve në fuqi në lidhje me këtë shtresë.

I pyetur nga Top-Channel, gjatë konferencës së mesditës në Bruksel, zëdhënësi i Komisionerit për zgjerim u përgjigj:

Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit për Zgjerim Stefan Fule: Pikë së pari më lini t’ju them se Komisioni Evropian dëshiron të shprehë keqardhjen e thellë për humbjen e jetës të zotit Lirak Bejko, si rezultat i vetë-djegies gjatë grevës së urisë në muajin tetor. Dhe ne i përcjellim ngushëllimet tona familjes së zotit Bejko. Në përgjithësi ne duam të përsërisim se është i rëndësisë më të lartë dekurajimi i akteve të tilla radikale si vetë-djegia, nëpërmjet një dialogu të hapur mes qeverisë dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të adresohen çështjet dhe shqetësimet që janë ngritur nga ish-të përndjekurit politik. Dhe kjo gjë duhet të zhvillohet në kuadër të legjislacionit të vendit, pra duke respektuar ligjet aktuale dhe duke respektuar institucionet demokratike në vend.

TCH : Jo vetëm ju, por i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria shqiptare që minimalisht të dialogojë me këta persona. Dialog i cili nuk ndodhi dhe greva e urisë u mbyll pas 31 ditësh. Cila është sipash jush rruga për zgjidhjen kërkesave të kësaj shtrese?

Peter Stano: Siç e thashë, dhe ne e kemi thënë disa herë, e unë e përsërita dhe sot, është e rëndësishme të zhvillohet një dialog i hapur mes shoqërisë civile, pra personave për të cilët po flasim dhe autoriteteve duke respektuar kuadrin demokratik dhe atë institucional të vendit, si dhe legjislacionin egzistues . Dhe ne po vëzhgojmë nga shumë pranë se si po zbatohet kjo gjë në terren.

Gjatë zhvillimit të grevës së urisë që u mbajt për gati një muaj në vend, Komisioni Europian dhe vetë Komisioneri për zgjerim Stefan Fule e kanë cilësuar si prioritare zgjidhjen e kërkesave të kësaj shtrese nëpërmjet dialogut të qeverisë me përfaqësuesit e grevistëve, duke kërkuar mbi të gjitha zbatimin e ligjeve të miratuara nga vetë qeveria për kompensimin e kësaj shtrese.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi