Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

E ardhmja e familjes kosovare Empty E ardhmja e familjes kosovare

Sun 26 May 2013 - 14:57
E ardhmja e familjes kosovare është në pikëpyetje të madhe. Kjo për shkak të kahjes së gabuar që ka marrë. Familja si vatër edukimi është duke u shuar. Trendet e reja bashkëkohore sikur e kanë vënë përballë një presioni për të ndryshuar, por vetëm për të keq. Të paktën, realiteti e dëshmon këtë. Kemi qenë të njohur për nderin dhe kulturën familjare ndërsa sot nuk dallojmë fare nga të tjerët. Familja është kthyer në një vatër të përmbysjes së edukimit. Atësia dhe amësia më nuk shihen si përgjegjësi.

E kam shumë të paqartë se si një prind ia lejon vetes që vajzën ende të papjekur ta dërgojë nëpër ahengje gjatë tërë natës, madje ta rregullojë dhe përgatisë paraprakisht nëpër sallone zbukurimi. E dini se këto mbrëmjet e maturës janë duke u kthyer në mbrëmje ferri tek ne. E kemi bërë ‘fet’ –siç thotë populli- me shkollim veç tash t’i dërgojmë edhe nëpër organizime të këtilla.

Personalisht e shoh sikur fëmijës i jepet edhe një goditje e rëndë për të mos u kthjellë për një kohë të gjatë. Vajza e gjorë, plotësisht e pavetëdijshme se çfarë mund ta pret, merr këtë rrugë, e cila mund të jetë nata e fundit e qetë në jetën e saj. Netët në vijim mund të jenë të zeza për të. prindi injorant, i cili për inat e dërgon vajzën në mbrëmje të maturës, të nesërmen, nga fanatizmi dhe nderi xhahilesk, nuk e pranon turpin, kështu që, në emër të asgjëje, del dhe vret.

Do të duhej ta vriste injorancën e tij, qyqarllëkun dhe devijimin e vet. Apo, në rast se vajza e tij e bërë “nuse” prej vet babait, vendos që të mos kthehet më në familje si vajzë po si nuse, sheh se si ai tregon burrërinë e rreme duke mos i folur vajzës dhe duke mos e pranuar atë më si vajzë të tij. “Na ka koritë familjen!” Jo, familjen e ke koritur ti o prind i mjerë, ti që i ke dhënë fëmijës tënd edukatën e keqe, ti që e ke llastuar atë, ti që ia ke mundësua të shoqërohet deri në orë të vona të mbrëmjes me djem, ti që nuk je kujdesur kurrë për vajzën tënde si dhuratë e çmuar prej Allahut. I tërë faji të hedhet vetëm ty dhe përgjegjësia është vetëm e jotja. Nuk do të duhej që ti t’i dëgjoje të tjerët, ngase ata tash nuk çajnë kokën për ty. Dashuria dhe kënaqësia e njerëzve është qëllim që nuk arrihet. Puno ta kënaqësh Allahun.

Më rastisi të kaloj pranë disa restoranteve dhe atë që pashë u tmerrova, rendi i gjatë i djemve dhe vajzave të cilët pritnin për tu futur nëpër restorante e hotele, e për veshjen e tyre mos pyet, veshje kjo e cila më shumë i ngjan veshjes së një vajze e cila është për gati për të shkuar tek burri. Ashtu i tmerruar e i shokuar mendoja me vete, çfarë nënash do të jenë këto nesër, çfarë familjesh do të krijojnë e çfarë fëmijësh do të rrisin?!

Ne shqiptarët edhe në të kaluarën kemi pasur vajza e motra, por ato kanë qenë shumë të edukuara, ato janë parapërgatitur për tu bërë nëna, për tu bërë edukatore, ato e kanë ruajtur nderin si sytë e ballit. Për këtë arsye edhe kanë krijuar familje të shëndoshë, duke i edukuar ato për dashuri ndaj fesë e atdheut, familje ato të cilat më së shumti i kanë kontribuar kombit dhe shoqërisë. Ndërsa sot fëmijët i edukojnë sesi të zhvishen, ta prishin moralin, t’i pasojnë njerëzit të cilët asnjë të mirë nuk ia sjellin shtetin a shoqërisë. Për pasojë kemi kriza morale të cilat shkatërrojnë familjen dhe dëmtojnë rëndë shoqërinë, e të cilat, në një ose formë tjetër po i vuajmë të gjithë. Neve vërtetë na kanë munguar shumë gjëra, e ndër më të mëdhatë liria, por nga ana tjetër kemi pasur vlera të mëdha për të cilat na kanë pasur zili të tjerët, ndër të cilat, padyshim, familja, uniteti, respekti, edukimi, etj.

Fatkeqësisht, shoqëria jonë, po flas si shumicë, e jo e tëra, kanë lënë pas çështjen e familjes duke u dhënë pak si tepër pas çështjeve tjera, e ndër to edhe pas një kinse “emancipimi” dhe “kulture”, së cilës kam frikë se do ia shohim sherrin. Andaj po flas me plot përgjegjësi se nuk ka shpëtim tjetër të familjes e të shoqërisë pa edukim të mirëfilltë, e nuk ka edukim të mirëfilltë pa i ruajtur traditat, kulturën tanë, e kjo nuk arrihet pa i lidhur njerëzit me Zotin e tyre, me ua lidhur shpirtin e tyre me Krijuesin. E feja është ajo e cila e ushqen shpirtin, ia kultivon njeriut të mirën dhe ia largon të keqën, ia ruan të pastrën dhe të vlefshëm dhe ia shmang të pa vlefshmen.
Të nderuar, të punojmë më shumë për familjet tona, në veçanti për fëmijët tanë, e në veçanti për bijat tona, ngase femra është gjysma e shoqërisë, pastaj ajo e plotëson edhe gjysmën tjetër, ngase nuk ka shoqëri të shëndosh pa femër të shëndosh.
Allahu na e ruajt nderin dhe moralin, familjen dhe shoqërinë, na çoftë në hair e na ruajt nga çdo e keqe!
Amin dhe deri javën tjetër selam alejkum.

Autori është kolumnist i rregullt i portalit ORAinfo.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi