Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Scherzinger, trafikantët i drejtojnë armën në kokë Empty Scherzinger, trafikantët i drejtojnë armën në kokë

Fri 16 Dec 2011 - 15:05
Scherzinger, trafikantët i drejtojnë armën në kokë Nicoleqannnn

Këngëtarja e famshme Nicole Scherzinger u ndalua nga trafikantët e drogës në Meksikë, ndërsa ishte duke udhëtuar drejt një pike turistike për të zhvilluar disa filmime.

Asaj dhe shoqëruesit të saj iu drejtua arma në kokë, por u lejuan të largoheshin pa dëme pas disa minutash ndërmjetësimi. Scherzinger ka zgjedhur një lokalitet të veçuar në pyetjet e Meksikës, ku ndodhet një ujëvarë e famshme, për të regjistruar videoklipin e saj të ri të këngës “Try with me”.

Koreografi Brian Firedman, i cili ishte bashkëudhëtar, tregoi se si të gjithë u terrorizuan nga ngjarja. “Nicole nisi të qante pasi ata u larguan. Nuk ishte shaka, pasi na drejtuan pistoletat në kokë. Për një sekondë menduam se jeta jonë kishte marrë fund. Ishte një aventurë që nuk duam ta provojmë përsëri”, u shpreh Friedman.

33-vjeçarja Scherzinger nuk ka lëshuar ende asnjë koment zyrtar mbi ngjarjen./tch/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi