Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shenjat qe ju drejtojne te reumatologu Empty Shenjat qe ju drejtojne te reumatologu

Tue 27 Sep 2011 - 12:36
Reumatologjia studion semundjet reumatizmale duke perfshire ketu artritet, fibrozitet ,bursitet, ethen reumatizmale guten si dhe cdo situate tjeter klinike qe shoqerohet me dhimbje dhe ngurtesim te sistemit muskuloskeletik.Termi reumatizem vjen nga fjala greke rheumatismos qe tregon per mukusin si nje e keqe qe rrjedh nga truri per ne artikulacione dhe ne struktura te tjera te organizmit duke shkaktuar dhimbje. Studimet kane konstatuar alterime te acidit hialuronik si nje perberes i rendesishem i lengut artikular qe gjendet ne artikulacione. Keto alterime vihen re ne shume semundje reumatizmale ndaj termi reumatizem perdoret gjeresisht.

Shenjat

Fillimisht ajo qe duhet tu drejtoje drejt mjekut eshte dhimbja. Duke qene e bezdisur nuk anashkalohet lehte nga pacienti dhe e ben kete te fundit te drejtohet te mjeku. Kjo eshte nje nga simptomat kryesore dhe haset pothuajse ne te gjitha semundjet reumatizmale nen emertimet mjekesore artralgji dhe mialgji.Termi mialgji nenkupton dhimbjen muskulare te lokalizuar ne nje muskul ose ne nje grup muskujsh. Artralgjia eshte dhimbja e kyceve dhe pershkruhet si nje ndjesi e bezdisur qe e merr origjinen perreth ose brenda strukturave qe ndertojne nje kyc ose nga nje zone ne distance nga kyci. Ajo mund te shoqerohet ose jo me enjtje te indeve te buta qe rrethojne kycin ndjenje nxehtesie skuqje te lekures perkatese dhe prishje te funksionit te kycit. Artralgjia ka origjinen nga lloje te ndryshme te demtimeve te strukturave te kyceve te cilat jane shume te ndjeshme ndaj dhimbjes :si cipa veshese e kycit ,kapsula fibroze, lidhezat nderkockore ligamentet dhe mbulesa e kockes periosti.Menisket, kercet e kyceve dhe cipa sinoviale nuk jane te ndjeshme ndaj dhimbjes megjithate si rezultat i deformimeve qe pesojne strukturat e ndjeshme ndaj dhimbjes ne semundje te ndryshme, rruge nervore ende te panjohura mire percjellin ndjesine e dhimbjes edhe ne keto struktura.

Ne disa semundje dhimbja qe ndien pacienti ne nje kyc mund te jete e perhapur e irraduar prej nje zone apo strukture tjeter muskuloskeletike sic ndodh shpesh p.sh. ne hernien diskale. Gjate raportimit te historise se semundjes te mjeku pacientet duhet te kujtojne dhe te vene ne dukje trauma te ndryshme te kaluara pergjate gjithe jetes, infeksione apo raste te ngjashme te familjaret e tyre. Sipas rekomandimit te reumatologut duhen bere analizat dhe ekzaminimet instrumentale perkatese.

Artralgjite

Nder shkaqet qe japin artraligji jane: osteoartrozat, bursiti dhe tendiniti kolagjenozat Artriti Reumatoid Lupusi Eritematoz Sistemik Polimialgjia reumatoide Sklerodermia Dermatomioziti Panarteriti Nodoz etj. Artropatite mikrokristaline Guta Pseudoguta Artriti Sieronegativ Spondiliti Ankilozant Sindromi Rciter Reumatizma Palindromike Artropatia Enteropatike Artriti Reumatoid Infantil.Nderkohe qe shkaqet reumatologjike te mialgjise jane tendiniti dhe peritendiniti .kolagjenozat. spondiliti ankilozat.

Mialgjia

Nder shkaqet reumatizmale qe shkaktojne semundjet infektive bakteriale dhe virale jane rakiti shtypja e nervave periferike neoplazi te lidhura ose jo me Osteopatine hipertrofike endokrinopatite hipotiroidizmi Hipertiroidimi ,Akromegalia ,Osteomalacia ,neuriti periferik perfshihet Neuropatia Diabetike dhe Anemia Megaloblastike. Po keshtu mialgjia mund te vije edhe nga ilacet e marra pseudoreumatizma nga steroidet hipokalemia nga diuretiket ,sindromi lupik sekondar nga antikonvulsantet ,hidralazina, prokainamidi, izoniazidi antibiotikel clorokina.Nje rendesi te vecante ne reumatologji ka njohja e mekanizmave te sistemit imun pasi shumica e semundjeve reumatizmale kane baze autoimune qe do te thote se ne keto semundje organizmi yne lufton vetveten. Ne kete lufte ushtaret jane disa proteina te quajtura antikorpe te cilat prodhohen nga qelizat e sistemit imun limfocite B. Tipik eshte Artriti Rheumatoid. Eshte e qarte se suksesi ne reumatologji eshte i lidhur ngushte me njohjen e te rejave ne imunologji.

Kujdes!

-Demtimet e lekures dhe mukozave si renia e flokeve plaget ne goje dhe ne organet gjenitale nyjet ne dhe nenlekure skuqje te lekures

-Demtimet e syve si p.sh ndjesia e reres ne sy kruarja e syve

-Ndryshimet ne gjendrat limfatike

-Crregullimet e zemres dhe mushkerive

-Zmadhimi i melcise dhe shpretkes

-Crregullimet neurologjike

-Crregullimet muskuloskeletike

Marre nga revista Almedicus


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi