Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Drejtojnë 100 prostituta nga burgu. Puna në Facebook: “Trafikant mishi” Empty Drejtojnë 100 prostituta nga burgu. Puna në Facebook: “Trafikant mishi”

Wed 2 Jul 2014 - 22:20
Drejtojnë 100 prostituta nga burgu. Puna në Facebook: “Trafikant mishi” Protstitua%20itali
Policisë dhe Prokurorirë së Bergamos u është nevojitur shtatë muaj kërkime për të zbërthyer një aleancë organizative kriminale, kryesisht rumune dhe shqiptare, e cila zotëronte më shumë se 100 vajza të cilat janë detyruar për të shitur trupin e tyre në rrugë apo në apartamentet e pronat e shfrytëzuesve.

Hetuesit kanë identifikuar shoferët që shoqëronin gratë për të punuar, që të gjithë qytetarë italianë. Gjithashtu ata kanë identifikuar edhe “mbledhësit e borxheve”, “rojet e sigurisë” kundër konsumatorëve jo të besueshëm apo bandave rivale, madje edhe fotografin i cili për çdo vajzë të re, përgatiste një album me foto dhe i ngarkonte më pas në internet për t'u reklamuar për shitje të trupit.

Të dy udhëheqësit e organizatës, të dy me origjinë shqiptare, kanë kohë që janë në burgun e Bergamos për krime të tjera. Megjithatë ky fakt nuk i ka penguar ata që nëpërmjet telefonave, të kryenin aktivitetet e tyre kriminale duke u dhënë urdhra vartësve të tyre që ndodhen jashtë për të zbatuar me përpikmëri planin e veprimtarisë kriminale.

Përpos këtyre, e bukura qëndron në faktin se ata postonin statuse dhe në rrjetin social facebbok, ku shkruanin me krenari: “trafikant i mishit tub bardhë”.

Shkak për zbulimin e tyre u bë një prostitutë, e cila ishte bërë viktimë e dhunës nga ana e tutorëve, dhe gjeti guximin për të shkuar në polici dhe të kryente denoncimin.

Vajzat ishin të detyruara dhe të kërcënuara nën drejtimin e armëvë që të dilnin në rrugë të punonin edhe kur ishin të sëmura. E kishin për detyrë që të mblidhnin çdo javë shumën prej 350 eurosh për mbledhësit e borxheve. Por, historia më e keqe qëndron te një vajzë rumune, e cila mbeti shtatzënë dhe ishte e detyruar të punonte deri në fund pavarësisht gjendjes së saj, deri në momentin që i plasën ujërat teksa po punonte. Shkoi në spital dhe u detyrua të braktiste fëmijën, pasi duhej të kthehej sërish në punë.

/Shekulli Online/S.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi