Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

A ishte Thaçi trafikant armësh? Empty A ishte Thaçi trafikant armësh?

Thu 24 Jan 2013 - 12:46
Vazhdojnë pyetjet jo të mira për Kryeministrin e Kosovës në institucionet zvicerane. Kështu së fundi një pyetje e ndjeshme, megjithëse në masë me përmbajtje edhe kundër interesave shqiptare, si "a janë marrë masa në Zvicër ndaj Thaçit, pasi që mendohet të ketë qenë i përfshirë... edhe në sulmet mbi caqet serbe në Jugosllavi”, është shtruar nga deputeti Claudio Schmid i SVP-UDC-së (Partisë Popullore Zvicerane) në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut për Qeverinë kantonale. Schmid dëshiron të dijë nëse ndaj ish banorit të Zvicrës, kryeministrit Thaçi, ekziston ndonjë padi penale e ngritur në Kantonin e Cyrihut, shkruan gazeta "Aargauer Zeitung".
Schmid po ashtu ka pyetur “nëse kundër Thaçit në Kantonin e Cyrihut janë bërë hetime për delikte që kanë të bëjnë me lëndë narkotike dhe për delikte të pasurisë dhe nëse hetimet eventuale penale ndaj tij janë iniciuar apo janë ndërprerë”.
Deputeti i Partisë Popullore Zvicerane, i intereson edhe çështje se përse Thaçit i ishte mundësuar të jetonte në Dietikon, edhe pse e kishte të ndaluar ndërrimin e kantonit. Sipas gazetës, deputeti e ka kontestuar edhe kohën dhe motivet e studimit të Thaçit në Universitetin e Cyrihut: “Mos atij i ka shërbyer si maskë roli i të qenit student?”. Po ashtu ai don të dijë se kush ishte përgjegjës për ndarjen e bursës për studime. BS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi