Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? Empty Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

Fri 16 Dec 2011 - 17:14
Një femër që lidhet me një mashkull me të ri në moshë komentohet shpesh si lulja që po vyshket dhe ka nevojë për t’u ujitur.Ndërsa partneri i saj më i ri shihet shpesh nga shoqëria si i dashuri-loder, Piter Pani që refuzon te rritet apo një “shkencëtar” që zbavitet me subjektin e eksperimentit të tij.Rastet emarrëdhenieve të tilla i shohim përditë sidomos në media. Yjet e Hollivudit, ilustruesit më të mirë të këtyre raporteve, po krijojnë dita-ditës bindjen se mosha nuk është me kriter kur vjen puna te çështjet e zemrës.Prej shekujsh janë të njohura të ashtuquajtura faktet shkencore të cilat provojnë se meshkujt kërkojnë femra të moshës së tyre apo më të reja për qëllime riprodhimi, ndërsa femrat duan meshkuj të moshës se tyre ose më të mëdhenj për mbështetjen financiare dhe emocionale.
Pra, çfarë e “ndez” mekanizmin që krijon lidhjet mes femrave të pjekura me djem më të rinj në moshë.
Disa shprehen se femrat e pjekura e kërkojnë shoqërinë e meshkujve më të rinj se vetja për shkak të energjisë që ata kanë. Djemtë e rinj janë përgjithësisht të këndshëm dhe spontane. Ata mund të jenë me fleksibel në marrëdhenie dhe nuk kane egon e një burri të moshës mesatare.
Duke lënë menjanë interesin financiar, i cili në disa raste shihet si arsyeja kryesore që mban në këmbë këto lloj marrëdheniesh, le të ndalemi në shkaqet që i shtyjnë meshkujt e rinj drejt femrave më të mëdha në moshë.
1. Pjekuria.
Femrat me te medha ne moshe kane me shume eksperience dhe kjo i ben meshkujt te ndihen me rehat ne marredhenien me to. Vajzat e reja jane me pak te qendrueshme ne mendime ne krahasim me grate e pjekura, te cilat e dine se çfare duan dhe jane me te pergjegjshme ne marredhenie.
2. Të qenit tabu
Njihet tendenca e njeriut për të dëshiruar atë që është e ndaluar. Të qenët “mollë e ndaluar” i bën shumë tërheqëse femrat më të mëdha në moshë.
3. Konkurrenca më e vogël
Vajzat e reja mund të kenë shumë admirues, ndërsa gratë e pjekura ofrojnë alternativën. Ka gjithnjë e më shumë gra tërheqëse beqare ose të divorcuara që janë të hapura për eksperienca me djem të rinj. “Gjueti” të tilla gjejnë vend në internet dhe në baret e qyteteve të mëdha.
4. Marrja e përgjegjësisë
Djemtë e rinj nuk kanë shumë eksperience me femrat dhe mund të mos e dine çfarë duhet të presin prej tyre. Ata ua lënë komandën partnerëve të tyre më të mëdha, të cilat janë gjetur më parë në situata të tilla. Një gjë e tillë duket se vlen edhe për anën seksuale. Shumica e njerëzve mendojnë se seksi bëhet më cilësor me kalimin e moshës dhe një partnere me eksperience konsiderohet si element plus. Femrat e pjekura e dinë se çfarë duan dhe dinë të kënaqin një mashkull në shtrat.
5. Inteligjenca dhe besimi në vetvete
Njerëzit fitojnë më shumë besim në vetvete me kalimin e viteve. Shumë prej meshkujve të rinj në moshë tërhiqen nga gra në moshë, pasi i gjejnë ato me pak sipërfaqësore. Për ta, një bisedë me një grua të tillë mund të jetë shumë më interesante dhe e zgjuar sesa me bashkëmoshataret e tyre, shpesh të papjekura dhe të cekëta.
6. Pavarësia financiare
Shumica e femrave të pjekura janë financiarisht të pavarura dhe kanë karriera të suksesshme. Meshkujve u pëlqejnë partneret që dinë të mbajne veten dhe nuk kanë nevojë që dikush të kujdeset financiarisht për to.
7. Nevoja për figurën e nënës
Thuhet se meshkujt kanë fëmijën brenda vetes. Një grua e madhe në moshë di ta plotësojë shumë mirë këtë nevojë.
8. Tërheqja dhe dashuria
Disa meshkuj çuditen se si shokët e tyre të rrethuar nga vajza të reja tërheqëse joshen nga gra më të mëdha në moshë. Por faktet tregojnë se shumë femra të pjekura janë tërheqëse dhe në lidhjet me to mund të gjendet romanca apo dashuria. Cilët djem mund t’u rezistojne 40-vjeçareve, si: Uma Turman, Xhenifer Aniston, apo Salma Hajek?
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? Empty Re: Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

Fri 16 Dec 2011 - 18:15
te ben te ndjehesh me i ri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi