Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të dashurosh apo të të dashurojnë? Empty Të dashurosh apo të të dashurojnë?

Tue 3 Apr 2012 - 2:36
Ky çekuilibër i përjetshëm i çdo dashurie mund të kthehet në një aksiomë tjetër; ekziston dikush që dashuron e dikush që e dashurojnë. Çdo pasion i vërtetë kështu është krijuar.Nga dy të dashuruar, më i dobëti, më papërvojë, i kushton dashurisë tërë kontributin e pasionin e tij të zjarrtë, të sinqertë, të papërmbajtur; tjetri, më i forti, më i shkathti, kontribuon në masë më të vogël, duke gëzuar pra të gjitha avantazhet që burojnë nga shkrirja e dy ndjenjave; madje, duke thithur me egoizëm pjesën më të madhe.
Në çdo dashuri ekziston një dorëlëshuar e një parazit. Dorëlëshuar është ai i dashuruari që e njohin të gjithë, i pushtuar nga pasioni i tij në atë pikë sa nuk përfill asgjë tjetër në jetë; ecën nëpër botë si i trullosur, ka në vështrim, në gjeste, diçka të tepruar, të ethshme, të ekzaltuar. Tjetri, paraziti, nuk bën tjetër veç reciton një komedi, që ka avantazh të dyfishtë t’i zbavisë të dy.
Cila është pjesa që duhet të zgjedhësh për vete?
Joshësi nuk është ai që dashuron, por është gjithmonë ai që bën ta dashurojnë. Don Zhuani ka pasur qindra vajza pa dashuruar asnjë. Kjo ka qenë tragjedia dhe madhështia e tij. Bëj që të të dashurojnë, ja ëndrra… Të ndezësh tek vajzat ndjenjën e dashurisë, furinë, çmendurinë, që të mos shohë asnjë tjetër në botë përveç teje. Të jesh padron, i adhuruar si një idhull. Gruaja nuk mund të bëjë tjetër veç t’i nënshtrohet pushtetit të burrit.
Kur një grua arrin, me ty, të përmbysë rolet e të të bëjë skllavin e saj, mund të jetë matematikisht e sigurtë se, në të njëjtën kohë, do të jetë nga ana e saj skllave e ndonjë mashkulli tjetër ose nuk ndjen për ty realisht.
Qëllimi tek i cili duhet të synosh, si joshës, nuk është që të dashurosh, por të bësh që të të dashurojnë! (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi