Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 shenja se duhet ta mbani me çdo çmim Empty 10 shenja se duhet ta mbani me çdo çmim

Fri 16 Dec 2011 - 17:28
Derisa shumë gjëra mund t’i gjeni që një mashkull i ka bërë gabimisht, nëse bën disa nga këto që do t’i cekim më poshtë, do të mund të jetë mashkulli ideal për ju, asi çfarë ju kërkoni dhe se definitivisht nuk do duhej ta lëshonit. Mjaft është shkruar ebiseduar për llojet e meshkujve, të cilët femrat duhet hequr qafe sa më parë, e tash ka ardhur koha të shpalosim karakteristikat e atij të duhurit. Ju sjellim 10 gjëra, të cilat tregojnë se ky mashkull është‘material’ të cilin duhet ta mbani:1.Është i gatshëm që partneren ta vërë në rend të parëKur mashkulli është i lidhur me partneren, pajtohet me të dhe i ofron mbështetje, lidhja është premtuese. Një mashkulli të tillë partnerja i është pjesë përbërëse e jetës dhe çdo ditë ajo është prioritet për të. Si në mënyrë verbale, po ashtu edhe përmes veprave ai ia bën të ditur se sa shumë dashuron.
2.Ju qëndron pranë edhe gjatë kohërave të vështira

Një mashkulli i tillë, përkrah partneres së tij duhet të qëndrojë edhe gjatë momenteve të vështira. Do të jetë krah i saj edhe gjatë lindjes, por edhe nëse një i afërm i saj ndahet nga jeta, si dhe në të gjitha momentet tjera të krizës.
3. Pranon aftësitë dhe të metat e partneres

Dashurohet në partneren shkaku i asaj si është, me të gjitha aftësitë dhe mangësitë që i ka. Me buzëqeshje do të pranojë disa shprehi të jashtëzakonshme, siç është leximi obsesiv i horoskopit apo konsumi i kikirikëve me gjalpë me anë të gishtërinjve.
4.
Gjithnjë ua shfaq dashurinë
Elementi më i rëndësishëm në një marrëdhënie është mënyra se si sillet partneri ndaj jush. Nuk po flasim nëse ju blen lule apo ju sjell dhurata (edhe pse aty nuk ka gjë të keqe), po flasim për respektin.
5.Është i kujdesshëm

Edhe fëmijët do të duhej të mësojmë se veprat flasin më shumë se fjalët. E mënyra se si një mashkull sillet ndaj femrës dhe gjithë të tjerëve flet për karakterin e tij. Ai i duhuri respekton prindërit e partneres, shoqërinë, është i këndshëm dhe i kujdesshëm. Këto janë shenja të karakterit të mirë.
6.
Mund të mbështeteni tek ai
Pos të gjithave, ai është i sinqertë dhe e dini se tek ai mund të mbështeteni gjithnjë. Mashkulli të cilin do ta dëshironte secila grua pranë vetes duhet të jetë i vendosur. Fjala e tij duhet ta ketë peshën dhe domethënien.
7.Me partneren dëshiron ta ndërtojë të ardhmen

Kur në një lidhje njëri person dëshiron martesë, e tjetra anë nuk mendon fare aty, këto janë dallime që duhet marrë parasysh. Ai I duhuri do të ndajë qëllimet e njëjta së bashku me partneren e tij. Madje, ai punon që planet e së ardhmes të duken sa më të ngjashme.
8.Mund të përballet me emocionet e përbashkëta

Femrat janë shumë më të hapura kur bëhet fjalë për ndjenjat. Ato nuk mund ta fshehin disponimin e tyre. Partneri ideal i jetës është ai partner, i cili mund t’i përballojë ndryshimin e emocioneve. Kurrë nuk do ta kritikojë nëse femra është shumë e emocionuar apo ta thërrasë “e çmendur”.
9.Është i drejtë dhe korrekt gjatë grindjeve

Mënyra se si mashkulli sillet gjatë grindjeve flet shumë për karakterin e tij. Nëse di sit a pranojë një kritikë konstruktive e nuk bërtet e nuk lëndon, e që është i gatshëm ta dëgjojë partneren e tij pa ndërprerë dhe fajësuar ë mos e lini t’ju shpëtojë nga dora.
10.Është pjekur

Mashkulli i papjekur nuk është i gatshëm të pranojë shumë gjëra, e në rrugë për të arritur kulmin e pjekurisë shumë meshkuj kanë probleme me marrjen e përgjegjësive. Mashkulli i duhur me sukses dhe pjekuri udhëheq jetën e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi