Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ja sekretet e vetëkontrollit Empty Ja sekretet e vetëkontrollit

Sat 17 Dec 2011 - 11:31
Ja sekretet e vetëkontrollit Tundim-300x200Është shumë e rëndësishme të dominosh mbi seksin, urinë dhe zemërimin, sepse fiton sukses dhe gëzon një shëndet më të mirë. Por për t‘i arritur të gjitha këto nuk mjafton vetëm edukimi. Ja sekretet e vetëkontrollit

“Mund t‘i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit”, thoshte shkrimtari irlandez Oscar Wilde.

Fraza e thënë në vitet 1800 u shndërrua në moton e epokës sonë. Gjithsesi, shkenca ka zbuluar se vetëkontrolli, aftësia për t‘u vënë frerë impulseve (urisë, seksit, agresivitetit, dëshirës për të shpenzuar, dembelizmit…) është primare, jo vetëm “për të shpëtuar shpirtin”, siç thonë shumë besime, por edhe për arsye të tjera, si për shembull të gëzosh shëndet të mirë dhe të fitosh më shumë.

Efektet anësore

Vetëkontrolli është shumë i rëndësishëm për projektet që zgjasin gjatë: të diplomohesh, të heqësh dorë nga duhani, të shkruash një libër… Avantazhet janë të mëdha: kush praktikon forcën e vullnetit në një fushë të caktuar (në mbajtjen e një diete) bëhet më i vendosur edhe në fusha të tjera (të mësojë të luajë në piano). Pra, vetëkontrolli mund të ushtrohet. Nuk mund t‘u rezistojmë tundimeve pa bërë pak praktikë.

Por për t‘u rezistuar tundimeve nuk mjafton vetëm edukata. Duke hedhur një vështrim mbi studimet e fundit, e përjavshmja angleze “New Scientist” ka zbuluar se vetëkontrolli varet nga faktorë të tjerë të padyshueshëm, nga seksi te rezervat e sheqerit. Ja disa faktorë që nxisin vetëkontrollin.

1) Lobet frontale: frenat e trurit

Hapësirat që rregullojnë vetëkontrollin janë ato të lobeve frontale, sidomos i djathti. Kur këto hapësira dëmtohen, njerëzit bëhen të paaftë të kontrollojnë emocionet dhe humbasin frerët pengues. Këto zona frontale janë edhe vatra e kujtesës operative, një regjistër mendor, ku mbajmë informacionet për kohën që na nevojitet për kryerjen e një detyre. Kur kujtesa operative është shumë e angazhuar në një detyrë (për shembull përgatitja për një provim në fakultet) vetëkontrolli është më i vështirë dhe priremi më tepër ndaj tundimeve, nga zemërimi e deri te e ngrëna pa limit.

Censurimi

Lobet frontale maturohen rreth moshës 20-vjeçare dhe me kalimin e moshës bëhen më pak funksionuese. Kjo shpjegon faktin se përse adoleshentët nuk janë aq të disiplinuar sa të rriturit, apo që të moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.

Drogat

Një neuroshkencëtar amerikan ka zbuluar se edhe te personat që varen nga kokaina, zonat frontale janë më pak aktive se sa pjesa tjetër. Por nuk dihet ende nëse kjo anomali shkaktohet nga droga, apo se personat me një kontroll të ndryshuar të impulseve janë më të prekshëm nga drogat.

2) Fëmijëria: hiq dorë nga karamele sot, që të kesh sukses nesër

Vetëkontrolli zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Një psikolog nga Universiteti Kolombia (SHBA) ka studiuar aftësitë e vetëkontrollit të 650 fëmijëve për 4 vjet. Psikologu u kërkonte fëmijëve t‘i rezistonin tundimit për të ngrënë një karamele, ndërkohë që u premtonte atyre se kur të kthehej pas një minute do t‘u jepte dy qese me karamele.

Pritja

Me kalimin e viteve, fëmijët që kishin ndjekur këshillën e studiuesit (65 për qind), kishin arritur rezultate maksimale për të hyrë në universitet, punonin në një punë me pagë të lartë, kishin një martesë të lumtur dhe gëzonin shëndet të mirë.

Koha

Mundësia për të shtyrë një dëshirë varet nga faktorë të ndryshëm. Përveçse dëshirës për një çmim (më mirë dy karamele se një), faktorët e tjerë po kaq të rëndësishëm ishin: zgjatja e kohës së pritjes (sa më shumë prisnin, aq më pak rezistonin) dhe mundësia për të parë shpërblimin (pritja bëhet më e thjeshtë kur çmimi shihet menjëherë).

Enigma

Por, pavarësisht kushteve, disa fëmijë arrinin t‘i kontrollonin më shumë impulset e tyre. Kjo varet nga edukata, por ndoshta edhe nga trashëgimia gjenetike. Mesa duket shkenca ka ende shumë punë për të bërë.

3) Zemra në provë

Forca e vullnetit ka edhe baza fiziologjike. Një psikologe nga Universiteti i Kentukit (SHBA) ka theksuar se personat më të rezervuar kanë një rritje provizore të frekuencës kardiake, pikërisht kur forca e tyre e vullnetit është vënë në provë. Ky ndryshim i rrahjeve të zemrës tregon sforcon që bën zemra në tentativë për të injoruar atë që dëshirojmë, duke u përqendruar kështu tek ajo që është më e mirë për ne.

Frekuenca

Njerëzit që kanë natyrshëm një frekuencë të lartë kardiake u rezistojnë më tepër tundimeve të të tjerëve. Prova e fundit është se këta lloj njerëzish kanë një veti më shumë për t‘i frenuar impulset e tyre.

4) Seksi: meshkujt më impulsivë, por…

Aftësia për t‘u rezistuar tundimeve paraqet shumë ndryshime mes meshkujve dhe femrave. Nga studime të ndryshme është vënë re se në krahasim me femrat, meshkujt janë më të paaftë të kontrollojnë impulset e tyre dhe kjo është e dukshme që në moshën 4-vjeçare.

Koha:

Ky ndryshim i detyrohet në një farë mënyre edhe faktorëve shoqërorë: krahasuar me djemtë, vajzat janë më të bindura.

Hormonet:

Është e vërtetë që meshkujt kanë një probabilitet më të lartë për të mos e kontrolluar agresivitetin e tyre dhe përdorimin e drogave. Mos vallë përgjegjëse janë hormonet e meshkujve? “Kjo nuk është e thënë”, bën të ditur një psikolog.

Zakonisht në periudhën para ciklit menstrual, vetëkontrolli i femrave nuk është edhe aq i lartë. /ikubinfo
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi