Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Tensioni i ulët më i rrezikshëm se tensioni i lartë i gjakut Empty Tensioni i ulët më i rrezikshëm se tensioni i lartë i gjakut

Sat 17 Dec 2011 - 11:42
Tensioni i ulët më i rrezikshëm se tensioni i lartë i gjakut Tension-300x259Mjekët thonë se në përgjithësi, është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit të cilët pësojnë infarkt të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital.

Tek të sëmurët me hipertension vendosen në zemër tuba të vegjël për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik për pacientin.

Sipas studimeve të realizuara nga një ekip mjekësh dhe studiues të tjerë u analizuan të dhënat e rreth 50 mijë pacientëve amerikanë që kanë pësuar infarkt.

Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin të shpërndajë gjak të mjaftueshëm në të gjitha organet e tjera të trupit.

Trashëgimia
Deri 10 vjet me parë mendohej se hipertensioni është një karakteristikë e trashëguar e njeriut. Kështu nuk ishte e vështirë të gjeje në të njëjtën familje persona me hipertension në çdo brezni. Ka popuj dhe fise të ndryshëm në botë sidomos në vendet e pazhvilluara ku hipertensioni nuk ekziston.

Vetëm 1-2 për qind e popullsisë së këtyre vendeve kanë hipertension që në fakt është hipertension dytësor, që vjen si pasojë e një sëmundje tjetër. Por nëse ata shkojnë të jetojnë në perëndim do të vuajnë nga hipertensioni kryesor. Individët trashëgojnë një prirje për të zhvilluar hipertension.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi