Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Sat 17 Dec 2011 - 15:02
 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Dhuna_familje

Ka përfunduar të premten fushata e përvitshme ndërkombëtare e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas. Në Shqipëri fushata u zhvillua me moton ”Dhuna është krim. Familje pa dhunë, shoqëri në paqe”.

18 gra të vrara nga bashkëshorti, i dashuri apo babai i tyre si pasojë e dhunës ekstreme të ushtruar ndaj tyre. Shifra tronditëse është dy herë e gjysmë më e lartë se vitin e kaluar. Ajo publikohet nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, një organizatë kjo jo fitimprurëse me seli në Tiranë. Drejtorja e kësaj Qendre, Mirela Arqimandriti thotë se fushata e sivjetme u nis pikërisht nga ky fakt i rëndë.

“Numri i grave të vrara nga burrat sivjet është vërtet alarmant. Shoqëria civile është ngritur në këmbë veçanërisht gjatë 16 ditëve të fushatës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas. Kemi firmosur një peticion drejtuar Parlamentit dhe organeve zbatuese që dhuna në familje të quhet krim dhe të ndëshkohet si vepër penale” thotë Mirela Arqimandriti. /albeu.com/



Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Sat 17 Dec 2011 - 15:06
nuk i kuptoj ato meshkuj qe perdorin dhune ne shtepi ,ku e gjejne rehatine?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Sat 17 Dec 2011 - 15:29
Nese nuk ndryshon Shqiptari (njeriu) mos prisni ndryshime nga fushata te tilla qe shpesh vetem sa reklamohen e asgje nuk bejne
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Tue 3 Jan 2012 - 16:39
Fenomeni dhunë, cilat janë përmasat e tij?

Sipas të dhënave europiane, shifrat nuk janë kurrë të sakta. Në kontinentin e Europës dhuna është shkaku i parë i vdekjes ose i invaliditetit të femrave nga mosha 16 deri në 44 vjeç.Sipas OKB-së, një në pesë gra në botë është viktimë e dhunës ose është tentuar të dhunohet të paktën një herë në jetën e saj. Jo rastësisht dhuna është cilësuar “një emergjencë e vërtetë në shkallë botërore”, prandaj dhe Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që ndëshkon ashpër fajtorët. Një studim i fundit i kryer në Zvicër te një grup vajzash 14 dhe 15 vjeçe, tregoi se 20 për qind e tyre kishte provuar një abuzim. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dhuna është gjithashtu e pranishme 10 deri në 12 për qind në shtetet si Tanzania dhe Peruja. Sipas OBSH-së, pothuajse gjysma e femrave nga 14 deri në 59 vjeçe ka provuar të paktën një herë në jetë një ngacmim seksual, një shantazh seksual në punë ose dhunën fizike. Pra, numri i saktë është 55,4 për qind. Kjo do të thotë që femrat dhunohen çdo ditë, por problemi është se vetëm 4 për qind e tyre guxojnë të denoncojnë.

Në San Paolo të Brazilit, një grua dhunohet çdo 15 sekonda. Në Ekuador, 37 për qind e minoreneve të dhunuara është viktimë e mësuesve të saj. Duke u bazuar te statistikat e OKB-së, vërehet se fenomeni nuk njeh kufij dhe gjeografi: një në katër mama është dhunuar të paktën një herë fizikisht gjatë shtatzënisë. Në gjysmën e rasteve të dhunës gratë janë goditur nga partnerët e tyre me grushte dhe shqelma. Vetëm në vitin 2002, numri i vajzave nën moshën 18-vjeçare që janë dhunuar të paktën një herë e kalon 150 milionëshin.

Sipas të dhënave europiane, shifrat nuk janë kurrë të sakta. Në kontinentin e Europës dhuna është shkaku i parë i vdekjes ose i invaliditetit të femrave nga mosha 16 deri në 44 vjeç. Duke u bazuar te studimet e fundit që lidhen me dhunën ndaj femrave, gratë vdesin më shumë nga abuzimet sesa nga kanceri apo aksidentet rrugore. Sipas të njëjtit burim thuhet se, një në pesë gra është viktimë e dhunës dhe se 95% e këtyre akteve janë të përhapura në ambientin familjar. Fenomeni në fjalë është një kosto e rëndë shoqërore. Shtetet anëtare të BE-së shpenzojnë çdo vit 33 miliardë euro për të ndihmuar femrat që janë viktima të dhunës në ambientet familjare. “Dhuna kundër gruas varfëron individin, familjen dhe komunitetin. Në këtë mënyrë, ulen ndjeshëm mundësitë e zhvillimit të çdo kombi”, - thotë një psikologe.

Në gjysmën e rasteve të deklaruara, diagnostikohet një humbje e besimit dhe vetëvlerësimit. Dyzet e një për qind e viktimave raportojnë shqetësime të gjumit. Gjithashtu, një në tri femra vuan nga ankthi dhe depresioni. Rreth 16,6 për qind përballet me shumë vështirësi për ndërtimin e lidhjeve.

Në Amerikë, 1/3 e grave të vrara janë viktima të partnerëve të tyre, ndërkohë që në Afrikën e Jugut regjistrohet një vrasje në shtëpi çdo 6 orë. Pa harruar këtu që 80% e trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe gra. Ashtu sikundër të paktën 60 milionë të reja bëhen ‘nuse fëmijë’, pra i besohen një burri përpara se të arrijnë moshën madhore. Pothuaj 44% e viktimave pranojnë që “është diçka e gabuar, por nuk është një krim”, gjë e cila është denoncuar vetëm në 18,2% të rasteve. Ndërkohë që për 36% është “diçka që ka ndodhur”.
Asambleja ka kërkuar masa më të forta për të luftuar plagën e vështirë të shoqërisë, siç është dhuna, duke ftuar anëtarët e kësaj asambleje të garantojnë asistencë për të gjitha viktimat, pavarësisht kombësisë së tyre. Apeli vlen më shumë për mbrojtjen ligjore, një aspekt shumë i rëndësishëm për të garantuar dinjitetin femëror. Dhe në fund është propozuar që të gjitha rastet e konstatuara në dhunë gjinore të kalojnë në ndjekje të forta penale.
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Tue 3 Jan 2012 - 16:56
Artemis shkruajti:Nese nuk ndryshon Shqiptari (njeriu) mos prisni ndryshime nga fushata te tilla qe shpesh vetem sa reklamohen e asgje nuk bejne

Mos harro se dhuna ne familje esht ne mbar boten e jo vetem ne shqiperi por ju flisni ngaqe shqiperia bije nje cik me shum ne sy dhe esht me e theksuar tek ne ...Kjo sesht askap normale ne shoqerin e sotme por ndodh dhe smund ta ndalosh dicka te till jo me nje fushat po dhe me 1mij fushata po se pati vet njeriu ne gjak nuk mund ta ndryshoj nje fushat qe bejen kta .....

Mos te harroj qe dhuna vjen dhe si pasoj e varferis dakrort jam une qe se ka fain femija apo dhe gruaja qe te vujn pasojn e dhunes nga burri shpis ..Cdo gje zgjidhet me mirkuptim dhe bashkpunim bernda familjes mirpo jo te gjith i zotrojen kto aftesi...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Tue 3 Jan 2012 - 17:10
InTeRiStI_vLoNjAt shkruajti:
Artemis shkruajti:Nese nuk ndryshon Shqiptari (njeriu) mos prisni ndryshime nga fushata te tilla qe shpesh vetem sa reklamohen e asgje nuk bejne

Mos harro se dhuna ne familje esht ne mbar boten e jo vetem ne shqiperi por ju flisni ngaqe shqiperia bije nje cik me shum ne sy dhe esht me e theksuar tek ne ...Kjo sesht askap normale ne shoqerin e sotme por ndodh dhe smund ta ndalosh dicka te till jo me nje fushat po dhe me 1mij fushata po se pati vet njeriu ne gjak nuk mund ta ndryshoj nje fushat qe bejen kta .....

Mos te harroj qe dhuna vjen dhe si pasoj e varferis dakrort jam une qe se ka fain femija apo dhe gruaja qe te vujn pasojn e dhunes nga burri shpis ..Cdo gje zgjidhet me mirkuptim dhe bashkpunim bernda familjes mirpo jo te gjith i zotrojen kto aftesi...

Jo njecike por shume e eshte turp,idiotesi e budallek nga ana jone kjo sjellje...Theksova Shqiptaret sepse edhe pse s'doni ta pranoni shoqeria jone po vuan mentalisht e menderisht edhe pse ne vitin 2012 jo se neper bote nuk behen e s'kam kundershtim por tek ne dallohet me shume..
Ermira_vlore
Ermira_vlore
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 1245
<b>Hobi</b> Hobi : piktura
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : VLORE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Wed 4 Jan 2012 - 14:11
mendoji se shqiperia ka ngel mbrapa ne cdo fenomen shoqeror ,,, mund te jen sensibilizuar te rinjt e ketij brezi dhe kjo per shkak te komunikimit qe kemi vendosur me boten dhe kulturave te huaja por, nga ana tj nqs familja eshte nje vater dhune e vendos personin ne dilem mes asaj qe duhet dhe menyres se jeteses qe i ofron dhe imponon familja.... besoji se do duhet pak koh qe te zhduket ne pjesen derrmuese ky fenomen nga shoqeria jon!DHUNA NA SHENDRON ,NE QENJE QE SNGJAN FARE ME HUMANEN ,NA SHKATERRON FEMIJRIN DHE LE PASOJA GJTE GJITH JETES ...
Sponsored content

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi