Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Këshilla për paqe mes nuses dhe vjehrrës! Empty Këshilla për paqe mes nuses dhe vjehrrës!

Fri 30 Jan 2015 - 17:24

439 views



Këshilla për paqe mes nuses dhe vjehrrës! Largea_241414397377
Marrëdhëniet mes vjehrrave dhe nuseve nuk kanë qenë asnjëherë të thjeshta, por ka raste kur problemet e vogla mund të anashkalohen apo të zgjidhen pa u vënë re.
Për të pasur një marrëdhënie të mirë me nusen tuaj studiuesja e marrëdhënieve familjare, Katie Nielsen ka sjellë disa këshilla të cilat do t’ju vlejnë për të mos krijuar konflikt me nusen e djalit tuaj.
Ja se çfarë nuk është mirë t’i thoni asaj:
1- Pse e bën në këtë mënyrë?
Nëse ju pyesni në këtë mënyrë nusen tuaj, atëherë mos u shqetësoni nëse përgjigjia e saj do të jetë e pasjellshme. Secili ka mënyrën e tij të të bërit të gjërave, e ju nuk duhet të ndërhyni kur mënyra e nuses suaj nuk ju pëlqen.
2- Unë do ta bëja në këtë mënyrë…
Mos i tregoni nuses suaj çfarë të bëjë apo jo. Nëse ju nuk ju pëlqen mënyra se si ajo i bën punët, është mirë të jeni e duruar. Nusja juaj nuk do ndihet asnjëherë mirë nëse ju i tregoni se si do i bënit punët në vend të saj.
3- Djali im preferon…
Fakti se ju nuk do të ndaloni së përkëdheluri djalin tuaj nuk do të thotë se edhe nusja juaj duhet të bëjë të njëjtën gje. Edhe ajo e njeh djalin tuaj më së miri, lëreni të gatuaj për të gjërat që ajo dëshiron.
4- A e di se fëmijët duan të shëtisin ndonjëherë?
Shpesh herë gjyshet ndërhyjnë në marrëdhëniet e nuseve dhe nipërve të tyre. Por kjo nuk është pozitive. Një nënë e di se çfarë u pëlqen fëmijëve të saj dhe nëse ju ndërhyni tek marrëdhënia e tyre, e vetmja gjë që do të fitoni nga kjo është se nusja juaj do fillojë t’ju urrejë.
5- Kur isha në moshën tënde kisha jetë më të vështirë…
Nuk është faji i nuses suaj se sa e vështirë ka qenë koha në rininë tuaj. Nuk është faji i nuses suaj se ajo tani i ka gjërat më të thjeshta. Mos i krahasoni kohët sepse do të krijoni përçarje mes jush dhe nuses suaj.
6- Mos i lër fëmijët të shohin kaq shumë televizor
Ka disa vendime që prindërit është mirë t’i marrin vetë për fëmijët e tyre. Ata e dinë më së miri se çfarë është e mirë për të vegjëlit e në këtë marrëdhënie është mirë që ju të mos ndërhyni.
7- Djali im nuk e bën mirë këtë gjë…
Të kritikosh djalin tënd nuk është asnjëherë pozitive në sytë e nuses suaj. Ajo e ka pranuar atë me të mirat e të këqijat që ka, pse atëhere mendoni të krijoni konflikte mes tyre?
8- Pse nuk afroheni më shumë me shtëpi?
Kur djali juaj ka vendosur të martohet, ka marrë disa vendime sëbashku me nusen tuaj e është mirë t’i respektoni ato. Mos ndërhyni në mënyrën se si ata jetojnë apo punojnë.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Këshilla për paqe mes nuses dhe vjehrrës! Empty Re: Këshilla për paqe mes nuses dhe vjehrrës!

Sat 31 Jan 2015 - 19:23
Skan paqe kto te dyja .vec po qe njera me te meta .veendoset paqja.???
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi