Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjermanët, popull gazmor?!  Empty Gjermanët, popull gazmor?!

Sun 18 Dec 2011 - 1:06
Gjermanët janë një populli i qeshur e me sens humori të zhvilluar. Ky është rezultati i një studimi të llojit të vecantë të kryer në Berlin nga një grup studiuesish që kërkojnë të rrëzojnë paragjykimet se janë një popull i ftohtë e pa humor. Prova e sensit të humorit të gjermanëve vjen nga një video e filmuar në një metro të Berlinit. Gjithcka është regjistruar në një mbrëmje të ftohtë të nëntorit, kur papritur një grua nis të qeshë. Të qeshurat e saj shkaktojnë batuta e të qeshura edhe tek pasagjerët e tjerë të metrosë. Video po bën xhiro në faqe të ndryshme online dhe shumë klikues kërkojnë të dinë nëse gjithcka është rastësi apo ka qenë e planifikuar. Në fakt gjithcka është planifikuar nga grupi i të ashtuquajturve “Lachyoga”, ose ndryshe “grupi i terapisë së të qeshurës”. Ky grup përbëhet nga anëtarë nga 10-80 vjec, të cilët takohen njëherë në javë për të zhvilluar “seancën e të qeshurave”. “Donim të provonim dicka të re duke aplikuar seancat tona në një vend publik dhe të shihnim reagimin e njerëzve. Eksperimenti ynë ishte tejet i suksesshëm dhe mendoj se provoi që gjermanët nuk e kanë aq të vështirë të qeshin, ashtu sikundër kanë namin”, deklaron Angela Mecking udhëheqëse dhe promotore e “Lachyago”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi