Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

70 vjet urrejtje për gjermanët Empty 70 vjet urrejtje për gjermanët

Wed 2 May 2012 - 3:18
Shtatëdhjetë vjet kanë kaluar qëkur e dashura e Patrick Moore u vra nga një bombë naziste, por gjithë kjo kohë nuk ka mjaftuar për ta zbehur sadopak urrejtjen e tij ndaj gjermanëve.“I vetmi ushtar gjerman i mirë është një i tillë i vdekur”, thotë 89-vjeçari. Deklarata e bërë me seriozitetin maksimal mund të duket shokuese për brezin e ri, por Patrick ruan ende një plagë të hapur nga Lufta e Dytë Botërore.Lorna, infermierja 20-vjeçare që i rrëmbeu zemrën në rini, vdiq në një sulm ajror në Londër në vitin 1943, tri vjet pasi ishin njohur. 89-vjeçari tregon sesi vdekja e Lornës shënoi fillimin e një beqarie të gjatë, pasi askush tjetër nuk mund ta zinte vendin e saj.

Në një intervistë për Radio Times Magazine, Patrick shprehet se Gjermania është ende e etur për dominimin e botës. “Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Mund të përballemi me një tjetër luftë. Gjermanët do ta provojnë prapë, sapo t’u jepet rasti. Një kraut mbetet një kraut dhe një kraut i mirë është vetëm një kraut i vdekur (kraut – fjalë e gjermanishtes që përdoret edhe nga anglishtja për t’iu referuar ushtarëve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore)”, thotë ai.70 vjet urrejtje për gjermanët Patrick-young-197x300Patrick kujton se një gjeneral gjerman i ka thënë pas përfundimit të luftës: “I fituat dy luftëra, por nuk do ta fitoni të tretën. Dhe e treta është lufta ekonomike”.

“Shpresoj të jetë gabuar”, thotë 89-vjeçari, duke shtuar se është i bindur se ka edhe gjermanë të mirë, por ai nuk ka takuar ndonjëherë një të tillë.

“Nuk jam europian. Pse? Shkoni në Europë dhe shkoni përreth. Gjermanët u përpoqën të na pushtojnë, francezët na tradhtuan, belgët bënë fare pak. Hidhini një sy botës tani dhe krahasojeni me kohën kur ne anglezët kishim më shumë ndikim mbi të. Anglezët janë më të mirët”, përfundon ai. / G.N.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi