Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rovena Stefa I’a Merr Të Dashurin Big Mama-S Empty Rovena Stefa I’a Merr Të Dashurin Big Mama-S

Sun 18 Dec 2011 - 1:58
Rovena Stefa I’a Merr Të Dashurin Big Mama-S BigmamaShume kush mund t’i mbajë mend si dy armike, të tjerë si dy mikesha të ngushta. Në fakt, njëherë e një kohë Big Mama dhe Rovena Stefa kanë qenë mikesha vërtet të ngushta, aq të ngushta sa në kohën kur këngëtarja shqiptare vendosi të zhvendosë karrierën në Kosovë dhe Maqedoni, ishte pikërisht Big Mama e cila krahëhapur e priti në shtëpinë e saj.

Ndërkohë që miqësia e tyre sa vinte e forcohej, po aq të hapura bëheshin dy koleget në bisedat intime. Por, Big Mama me siguri u pendua që i besoi aq verbërisht ishmikeshës së saj kur i rrëfeu ndjenjat e forta për një djalosh me të cilin kishte vite që njihej, por thjesht si miq. Me të mësuar këtë simpati të Big Mamës, Rovena Stefa ka reaguar si një armike e vërtetë, duke i vënë syrin “mikut” të Big Mamës. E siç ka ndodhur edhe herë të tjera, Stefa ia arriti qëllimit të lidhej për pak kohë me djalin që simpatizonte Big Mama e në të njëjtën kohë të humbte një nga miket më të mira.

Që prej asaj kohe, të gjithë e dimë mirë sesi kanë vijuar ngjarjet. Rovena dhe Big Mama sot urrehen për vdekje. Çfarë nuk dinim, zbulohet padashje nga disa mikesha të Big Mamës të cilat rrëfejnë motivin e kësaj armiqësie që zgjat prej kohësh mes dy këngëtareve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi