Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rrënjët e të keqes europiane Empty Rrënjët e të keqes europiane

Sun 18 Dec 2011 - 10:04
Rrënjët e të keqes europiane 49507Standard and Poors ka provokuar një tërmet këtë javë në Europë duke deklaruar se ka nën mbikëqyrje 15 vende të eurozonës. Edhe vlerësimi me tre A i Gjermanisë është i kërcënuar.

Edhe bankat europiane gjenden nën kërcënimin e agjensisë amerikane të vlerësimit S&P. Nevoja për rikapitalizim është rishikuar por në ngritje, edhe për Deutche Bank, vecanërisht për borxhet e saj në rrezik.

Cifti Francë-Gjermani, i njohur si motorri i europës për dinamizmin e tij, është në krizë.

Franca edhe pse nuk ka parë ende të ulur vlerësimin e saj për momentin, e ka marrë mesazhin e Standard and Poors e cila ka deklaruar se nuk është e thënë që ky vlerësim nuk ndryshon në 12-18 muajt në vijim.

Presidenti Sarkozy gjendet përballë një situate shumë të vështirë, e në Francë vijon debati me qeverinë britanike për refuzimin nga ana e kësaj të fundit për të marrë pjesë në traktatin e ri të arritur në samitin e fundit për një bilanc të përbashkët.

Në krye të vendit që mbetet gjiganti ekonomik i Europës, kancelaria gjermane Merkel nuk ka pranuar të lëshojë pe përsa i përket bilancit, si zgjidhje për krizën, dhe kjo gjë nuk e bën simpatike.

(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi