Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!
Sun 18 Dec 2011 - 14:41
Edhe pse ironike dhe ndoshta e pabesueshme nga burrat shqiptare dhuna ndaj tyre është në rritje. Presione psikologjike, rrahje, kërcënime, apo dhuna e vazhdueshme duket se ka detyruar rreth 190 burra vetëm për 2010-tën të denoncojnë në polici gratë e tyre. Duket se gratë duan të marrin hak dhe kështu në shumë raste u hyjnë në “kërbaç” burrave të tyre edhe pse në artikujt e gazetave të përditshme apo kronikat televizive me tu përmendur fjala “dhunë” parafytyrohet femra si viktimë dhemashkulli si ushtrues dhune, por jo rrallë mund të jetë e kundërta. Një fenomen i ri ai i keqtrajtimit të burrave nga gratë, po merr përmasa të diçkaje normale në shoqërinë tonë. Në më të shumtën e rasteve, dhuna ndaj burrave nuk denoncohet kjo edhe për shkak të turpit, por duket se ka edhe nga ata burra që nuk e kanë duruar dot më dhunën nga gratë e tyre. Një familje nga kryeqyteti ka denoncuar këtë formë dhune.Rasti
Kryefamiljari N. Terezi nga Tirana në datën 13 të këtij muaji ka denoncuar në komisariatin numër 1 dhunën që ushtron gruaja e tij. 51-vjeçari së bashku me dy fëmijët e tij 13 dhe 9 vjeç, ka ngritur padi ndaj gruas së tij 39-vjeçare se ajo ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, por edhe ndaj fëmijëve. Por ky nuk është rasti i vetëm pasi, duke iu referuar statistikave, vetëm përgjatë vitit 2011 gjithsej janë raportuar për kryeqytetin 940 raste të dhunës familjare, ndërsa 190 prej denoncimeve janë depozituar nga meshkujt. Këtu përfshihen edhe 11 raste të denoncuara si dhunë fizike ndaj burrit ku e dyshuara kryesore është gruaja. Duke iu referuar statistikave të policisë thuhet: “Në tremujorin e parë të vitit 2011, gjithsej janë raportuar 130 raste të dhunës familjare. Ndërsa, në vitin 2010 janë gjithsej 944 raste të raportuara, 190 prej të cilëve janë meshkuj”. Këtu përfshihen edhe 11 raste të denoncuara si dhunë fizike ndaj burrit, ku e dyshuara është gruaja.
Precedenti
Nuk ka rregulla për të kuptuar diferencat emocionale mes burrave dhe grave, ka vetëm principe që lejojnë analizimin e çdo rasti veç e veç. Dhuna kundër burrave dhe grave ka disa të përbashkëta dhe ndryshime. Për burrat, shpesh, emërtimi si: frikacak, impotent ose i dështuar, mund të ketë një efekt shumë më të rëndë psikologjik se sa te një grua. Fjalë të rënda dhe mizore lëndojnë në mënyra të ndryshme. Në shumicën e rasteve burrat janë më të influencuar nga dhuna mendore dhe emocionale se sa nga ajo fizike. Por shumica e burrave janë tepër të ndjeshëm ndaj dhunës dhe abuzimeve mendore, verbale dhe emocionale. Në shumicën e rasteve, tallja dhe fyerjet ndaj një burri përballë një burri tjetër mund të jetë më shkatërruese sesa dhuna fizike, qoftë kjo e ashpër. Burrat nga ana tjetër janë më të dhënë pas dhunës fizike, që shpesh është brutale dhe pse jo, vdekjeprurëse në disa raste!
Sociologët: Gratë janë më mizore mendërisht se burrat
Sociologët shpesh dalin në konkluzionin se gratë janë në shumicën e rasteve shumë më mizore mendërisht dhe emocionalisht se sa burrat. Pse rrinë burrat në marrëdhënie të tilla të dhunshme?Kjo pyetje në shumë raste ka vetëm një përgjigje. Për të mbrojtur fëmijët. Burrat e abuzuar zakonisht nuk duan t’i lenë fëmijët me gratë abuzive. Ideja e ndarjes i bën të ndihen keq. Por mund të themi që të tillë meshkuj duket se janë shumë të pakët në vendin tonë, pasi edhe pse statistikat janë në rritje ato nuk mund të vihen paralel me dhunën e vërtetë dhe trajtimin e keq të burrave ndaj grave.
B:tiranaobserver

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi