Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gratë mbi burrat, me paga Empty Gratë mbi burrat, me paga

Wed 4 Jan 2012 - 16:32
Hashim Thaçi mund të mburret se qe dy mandate e udhëheq Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërsa bashkëshortja e tij,Lumnije Thaçi, mund t’ia “mbyllë” gojën kryeministrit me të ardhurat që fiton.Lavdim Hamidi, Gazeta "ZËRI"I pari i ekzekutivit të vendit, sipas deklarimeve zyrtare të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, nga buxheti i Kosovës paguhet 17 mijë e 318 euro në vit, apo 1443 euro në muaj. Thaçi nuk ka të ardhura tjera. Ndërsa bashkëshortja e kryeministrit, Lumnije Thaçi, ka deklaruar të ardhura vjetore prej 18 000 euro nga pagat në universitet. Lumnije Thaçi, ndonëse është vetëm ligjëruese në një universitet privat të vend, paguhet hiç më pak se 1500 euro në muaj, apo rreth 60 euro më shumë se bashkëshorti i saj kryeministër.

Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, e ndan “fatin” e shefit të tij. Kreu i kësaj Ministrie ka deklaruar të ardhura vjetore 15 mijë e 240 euro, apo 1270 euro në muaj, ndërsa bashkëshortja e tij që punon në Misionin Evropian për Sundim të Ligjit(EULEX) paguhet 15 mijë e 720 euro në vit, apo 1310 euro në muaj.

Më se keqi punët në kabinetin qeveritar sa i përket të ardhurave vjetore i ka ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, i cili nga buxheti i shtetit paguhet 15 mijë e 240 euro në vit dhe 30 mijë euro të tjera në vit i ka deklaruar si të ardhura nga licenca dhe e drejta industriale. Nga të gjitha këto të hyra, Gashi fiton mesatarisht 3770 euro në muaj.

Ndërsa bashkëshortja e tij fiton hiç më pak se 75 000 euro në vit, apo 6250 euro në muaj, pothuajse dyfish më shumë se Gashi, nga gazeta austriake “Kurier”.

Hiç më mirë në këtë drejtim nuk i ka punët as ekonomistja, e cila udhëheq Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pasi që bashkëshorti është mbi këtë të fundit me të ardhura.

Kusari-Lila ka deklaruar pagë vjetore nga Ministria 13 mijë e 476 euro dhe 6300 euro të tjera në vit i fiton nga shërbimet konsulente, apo mesatarisht rreth 1650 euro të ardhura mujore.

Ndërsa bashkëshorti i të parës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë paguhet 25 mijë e 584 euro nga USAID-i, mesatarisht 2132 euro në muaj, apo rreth 500 euro më shumë se ministrja.

Pak më mirë se homologët e tij në qeveri i ka punët ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, i cili e ka vetëm 20 euro pagën më të lartë se bashkëshortja e tij.

Blerandi paguhet 1108 euro në muaj, ndërsa bashkëshortja e tij që punon në Postë Telekomin e Kosovës(PTK) paguhet 1086 euro.

Të pushtetshëm dhe të “varfër”

Hashim Thaçi 17318 euro

Bashkëshortja 18 0 00 euro

Memli Krasniqi 15 240 euro

Bashkëshortja 15 720 euro

Dardan Gashi 15 240 euro+ 30 000 euro nga e drejta autoriale

Bashkëshortja 75 000 euro

Mimoza Kusari-Lila 13476 paga, 6300 shërbime konsulente

Bashkëshorti 25 584 euro
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi