- Ajo...Princeshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 32
Postime : 21467
Hobi : .
Vendndodhja : Te shpia Re
Anetaresuar : 29/05/2011
5 fakte të dobishme që duhet t’i dini për meshkujt
Sun 18 Dec 2011 - 15:45
Vallë meshkujt gënjejnë vetëm e vetëm të arrijnë te seksi? A dëshirojnë meshkujt lidhje të gjatë ose shumica janë në kërkim të avanturave të shkurta? Çfarë është më e rëndësishme për ata: pamja ose karakteri i femrës?
Ambes Medison, e cila kohë të gjatë studion seksualitetin e njeriut, ka bërë një hulumtim për ti dhënë përgjigje pyetjeve të mëparshme. Në këtë hulumtim ajo ka përfshirë 1000 meshkuj të moshave të ndryshme dhe me profesione të ndryshme dhe në bazë të rezultateve ka shkruar librin “Are All Guys Assholes?”.
Ju sjellim pesë përfundime interesante dhe të dobishme nga hulumtimi i saj:
Ambes Medison, e cila kohë të gjatë studion seksualitetin e njeriut, ka bërë një hulumtim për ti dhënë përgjigje pyetjeve të mëparshme. Në këtë hulumtim ajo ka përfshirë 1000 meshkuj të moshave të ndryshme dhe me profesione të ndryshme dhe në bazë të rezultateve ka shkruar librin “Are All Guys Assholes?”.
Ju sjellim pesë përfundime interesante dhe të dobishme nga hulumtimi i saj:
- 35% e meshkujve do të kishin gënjyer për të arritur tek seksi
Hulumtimi ka treguar se 44% nga meshkujt do të kishin dalë me një femër disa herë, shpesh do t’i kishin dërguar mesazhe dhe do të aktronin se janë të interesuar për atë dhe jetën e saj vetëm për të pasur seks me atë. Kurse 35% janë të gatshëm edhe të gënjejnë për atë se dëshirojnë të jenë të lidhur me ndonjë femër vetëm për të arritur te seksi. - Shumica e meshkujve dëshirojnë lidhje të gjatë dhe pothuajse të gjithë duan që një ditë të martohen
73% e meshkujve kanë pranuar se më së shumti janë të interesuar për lidhje, 18% kanë pranuar se duan vetëm avanturë të shkurtër, kurse vetëm 8% kanë thënë se janë në kërkim të seksit.
95% e meshkujve duan që një ditë të martohen, kurse mosha mesatare kur duan atë ta bëjnë është 32 vjet e gjysmë. - Për meshkujt është me rëndësi karakteri i femrave
Në hulumtimin e bërë është dashur që meshkujt me note 1 deri më 5 t’i notojnë karakteret e ndryshme të femrave. Rreth 60% me notë më të madhe kanë vlerësuar humorin, 54% e kanë vlerësuar kujdesin, kurse 30% me notën pesë e kanë vlerësuar pamjen. - Meshkujt frikësohen të thuan “të dua”
Meshkujt e anashkalojnë fjalën “të dua” sepse kanë frikë dhe se duan që femra të jetë e para e cila do të shpallë dashuri. - Meshkujve ju pëlqen kur femrat tregojnë interesim tek ata
Edhe pse shumica e ekspertëve këshillojnë që femrat të presin që meshkujt ta bëjnë hapin e parë, hulumtimi i Amber-it ka treguar se meshkujve veçanërisht ju pëlqen kur femra i fton për të dalur. Rreth 50% kanë pranuar se kjo gjë i “eksiton”, 45% do të ishin neutral në atë gjest kurse vetëm 5% nuk e pëlqejnë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi