Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet një planet në “zonën e banueshme” Empty Zbulohet një planet në “zonën e banueshme”

Sun 18 Dec 2011 - 16:10
Zbulohet një planet në “zonën e banueshme” 13223d1324216128-zbulohet-nje-planet-ne-zonen-e-banueshme-62-150x150Astronomët amerikan konfirmuan ekzistencën e nj; planeti të ngjashëm me Tokën në “zonën e banueshme”, në orbitë rreth yllit i cili nuk dallon shumë nga Dielli ynë.
Planeti i quajtur Kepler 22-B, është larg rreth 600 vjet drite, rreth 2.4 herë është më i madh se Toka, ndërsa ka temperaturën prej rreth 22 shkallë Celzius, publikoi agjencia amerikane e gjithësisë NASA. Ky është planeti më i afërm i konfirmuar i ngjashëm me planetin tonë.

Mirëpo, ekipi i shkencëtarëve të NASA-s i cili e zbuloi ende nuk e di nëse Kepler 22-B kryesisht përbëhet nga shkëmbinjtë, gazrat ose nëse është në gjendje të lëngët. Në konferencën për shtyp në të cilën është publikuar rezultati, ekipi i teleskopit NASA-Kepler tha se ka vërejtur 1,094 kandidat për planet të rinj.

Teleskopi hapësinor Kepler i NASA-s është i dizajnuar për të vështruar një pjesë fikse të qiellit, duke përcjellë rreth 150,000 yje. Teleskopi është mjaftë i ndjeshëm sa të vërej kalimin e planetëve para yjeve amë, kalim ky i cili në masë minimale ndikon nivelin e dritës që vjen nga ylli.

Kur Kepler të vërej këto ndryshime të vogla në dritën e yjeve, ekzistencën e planetëve pastaj e verifikojnë dhe konfirmojnë teleskopët tjerë në orbitë dhe ata tokësorë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi