Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Rritje e numrit te shkurorezimeve ne viset shqiptare Empty Rritje e numrit te shkurorezimeve ne viset shqiptare

Sun 18 Dec 2011 - 23:39
Numri i shkurorëzimeve është gjithnjë e më në rritje, pa dallim vendi, shtrese apo moshe.

Është rrëfimi i një nëne dhe një biri nga Deçani dhe rasti më ekstrem i shkurorëzimeve në Kosovë. Një grua 60 vjeçare, pas 41 vitesh martese nxirret në rrugë nga bashkëshorti me arsyetimin se është dashuruar me një tjetër. “Vallahi s´po t´njoh as s´po di, veç po t´kallxoj si kur m´ka nda burri jem ,s´kem pas bukë me hangër. M´i thojke djalit t´hasretit, “As s´ki tokë ,as s´ki shpi as sen, n´rrugë krejt”, se e ka gruan e fëmijët tjerë. M´ka çu për flokësh me e shly kurorë”.
Kur në emër të dashurisë ndaj dikujt tjetër ushtrohet dhuna ndaj bashkëshortes ndërhyrja e organeve të drejtësisë është e domosdoshme. “M´i ka gjujt teshat prej të shtatit kat n´podurm e prej aty krejt n´rrugë. M´ka lanë n´shi gjithë ditën me fmijë, derisa jemi hy në polici e n´gjyq se e ka gruan tjetër e fëmijën tjerë. Atëherë m´kanë kthy policia e i kanë thanë: “Shpejt ia ke qit rrobet jashtë edhe ma shpejt ke me ia kthy brënda. Ku don me e çu ktë plakë 60 vjet?”
Sipas statistikave, shkurorëzimet në Kosovë janë rritur dukshëm. Prof. Fatmir Qollaku, sociolog, thotë se kjo vjen si pasojë e problemeve të shumta, të cilat lidhen me ndryshimet e pasluftës në kuptimin psikologjik, social por edhe kulturor. “Për faktin se misione të shumta ndërkombëtare, civile dhe ushtarake, performanca dhe qëndrimi i tyre gjatë komunikimit me kulturën tonë, punësimi i shumë njerëzve tanë në ato misione dhe faktorët tjerë kanë ndiku qe s´pari të bie autoriteti i burrit në familje, vlerat tradicionale dhe ato morale të zbehen dhe njëkohësisht, punësimi si mundësi objektive kushtimisht ka ndikuar në daljen e gruas nga “barrikadimi shtëpiak tradicional”, ka mundësuar që martesa të mos shihet si një lidhje e domosdoshme, e cila nuk bën të prishet por veç si një mundësi, e cila në rast se nuk funksionon, ndarja të jetë e pranueshme”.
Sipas z. Qollaku, ky nuk është tregues i saktë i relacioneve në mes të bashkëshortëve, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Formë parandaluese do të ishte sensibilizimi i përgjithshëm qytetar, ngritja e vetëdijes mbi përgjegjësinë e bashkëshortëve në jetën martesore si dhe e ndaj fëmijëve, të ketë një qasje më liberale ndaj shkurorëzimit i cili në raste të caktuara mund të jetë hap pozitiv, mendon prof. Qollaku. “Shkurorëzimi si një trend ose modë, është një dukuri shumë negative për shoqërinë, viktimë e të cilit në shumë raste janë fëmijët. Mirëpo, në rrethana të caktuara kur s´mund të vazhdohet tutje dhe bashkëshortët të vetdijësohen për pamundësinë e jetës së përbashkët, shkurërorëzimin e konsideroj pozitiv. Sipas Qollakut në rast se bashkëshortët nuk kanë mundësi të vazhdojnë relacionin e tyrë bashkëshortor, atëherë nuk ka përse të rrinë në një relacion të konservuar kur mund të kenë një qasje liberale, përkatësisht mundësinë e shkëputjes së martesës e cila s´mund të vazhdojë tutje. Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë vitit 2010 në Kosovë janë shkrurorëzuar 1, 453 çifte
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi