Aleanca KuqeZi – Maqedoni: Rrezik ulja e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve
Fri 7 Oct 2011 - 18:18
Aleanca Kuqezi – Maqedoni , vlerëson se Procesin e regjistrimit të Popullsisë në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e ndjekin një sërë lëshimesh dhe vështirësish sa të natyrës teknike ashtu edhe politike.
Vërejtja më serioze ka të bëjë me përdorimin e gjuhës amtare në gjithë këtë proces. Edhepse Ligji mbi regjistrimin e popullsisë e vendos shumë qartë këtë, praktika e deritanishme flet për një reduktim të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në vend.
Vërehet mungesa e madhe e materialeve të publikuara në gjuhën shqipe dhe të bashkësive tjera më të vogla etnike si nga Komisioni shtetëror për regjistrim ashtu dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave. Ka mangësi të mëdha në shpërndarjen e materialeve të njëjta edhe kur ekzistojnë ato.
Si pasojë e mungesës së vullnetit politik për të përmirësuar gabimet, vërehen edhe lëshime tjera si mungesa e regjistruesve shqiptarë dhe nga bashkësitë tjera në zona të caktuara në Maqedoninë lindore. Në dy qytete ku numrat e shqiptarëve janë në rënie konstante dekadat dhe vitet e fundit, Ohër dhe Manastir, regjistruesit shqiptarë mungojnë krejtësisht.
Një problem të madh sidomos për komunitetin shqiptar, paraqet çështja e regjistrimit të punëtorëve tanë me punë të përkohshme në botën e jashtme. Dihet se shqiptarët si popullsi me një numër të madh të familjarëve në perëndim, do të dëmtohen më shumë nga formulimi aktual, sipas të cilit të drejtë regjistrimi nuk kanë personat që ndodhen më gjatë se 12 muaj jashtë vendit.
Personat pa shtetësi në shumicën e tyre janë shqiptarë etnikë. Mënyra e regjistrimit të tyre është konfuze dhe gjithashtu kontribuon në uljen e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve dhe tjerëve këtu.
Çështje shumë serioze është edhe realizimi i procesit dhe përpunimi i të dhënave nga organe ku përfaqësimi i shqiptarëve nuk është në proporcion të drejtë me shifrat zyrtare të popullsisë. Me këtë, ekziston dyshim i bazuar dhe i arsyeshëm, se duke mos qenë të monitoruara nga organizma ndërkombëtare, përpunimi i të dhënave nga këto institucione rrezikon të jetë manipulativ.
Gjithë këto mangësi mund dhe do të kenë impaktin e tyre në rezultatin përfundimtar të këtij procesi të rëndësishëm statistikor, sidomos në fazën finale të përpunimit të të dhënave nga organi përkatës republikan. Si pasojë e lëshimeve të shumta të kësaj natyre, ekziston rreziku real që shifrat përfundimtare të popullsisë të dalin shumë nën numrin real të shqiptarëve në IRJM. Kjo do të ketë implikime të rrezikshme afatgjata për statusin politiko-juridik dhe gjendjen ekonomiko-sociale të shqiptarëve këtu.
Aleanca Kuqezi është e shqetësuar pasi numri i popullsisë shqiptare rrezikon të dalë më i ulët se çështë realisht edhe në regjistrimet përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo, bashkë me manipulimet dhe mungesat e vërtetuara tashmë në IRJM, do të çojë në zbehjen dhe dobësimin e paevitueshëm të faktorit shqiptar në Ballkan.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi