- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Emergjencat nga bora, 12-vjeçarja në rrezik për jetën dërgohet në Maqedoni
Tue 14 Feb 2012 - 13:52
TIRANE - Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e borës vijon të sjellë probleme ne qarkullim dhe si pasoje emergjenca te shumta si nevojat per mjek dhe mami. Prej 14 ditësh, banorë të Pukës, Dibrës, Kukësit, zona të Shkodrës, Hasit e Tropojës janë ngujuar nga bora. Bora ka shkaktuar avari në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa uji i pijshëm mungon prej disa ditësh për shkak të ngrirjes së tubacioneve nga temperaturat e ulëta, kurse shkollat jane mbyllur deri ne nje urdher te dyte. Në Pukë trashësia e borës është shënuar mbi 2 metër kurse temperatura -10, në Kukës temperatura më e ulët është regjistruar -8 gradë celsius ndërsa dëbora në qytet regjistron 1.5 m. Dukagjini dhe Vermoshi prej ditësh nuk komunikojnë me zonat e tjera ndërsa në Malësinë e Madhe, reshjet e borës kanë arritur 3 metër. Përveç akseve rrugore që lidhin komunat e këtyre rretheve me qendrat urbane, janë të bllokuara akset nacionale, Kukës-Peshkopi, Kukës-Tropojë, Librazhd-Dibër e disa segmente të tjera. Bora ka shkaktuar probleme dhe në jug e juglindje të vendit ku komuna Frashër është bllokuar, Dardha prej 5 ditësh vijon të qëndrojë e izoluar, kurse fshatrat Novoselë, Lekas e Clirimi, Velcan, Proptisht e Trebinjë. Dy dite me pare qeveria shpalli emergjencen e fatkeqesise natyrore, kurse gjate dites se djeshme kryeministri u beri thirrje banoreve te pastrojne catite e shtepive pasi rreziku eshte evident. Sot ne Bulqize raportohet se 6 banesave u jane demtuar catite, por fatmiresisht nuk ka patur te plagosur. Bulqizë, një 12-vjeçare me temperaturë të lartë në gjendje të rëndë Një vajzë 12-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, në komunën Trebishtë të Bulqizës e cila është izoluar nga dëbora prej më shumë se 10 ditësh. Kreu i komunës, Razi Rama bëri të ditur se vajza Adelina Manaj ka temperaturë tepër të lartë dhe është në gjendje kritike për jetën. Familjarët kërkojnë ndihmë për transportimin me helikopter të vajzës në spital. Mësohet se aktualisht një mjek është duke udhëzuar familjarët me telefon, por gjendja e vajzës vijon të përkeqësohet për shkak edhe të mungesës së medikamenteve. Trashësia e dëborës në komunën Trebishtë ka arritur deri në 3.5 metra. URGJENCAT ME GRATE SHTATZENA Përkeqësimi i motit dhe bllokimi i rrugëve nga dëbora e madhe ka pasuar me shtimin e rasteve të urgjencave mjekësore, kryesisht të grave shtatzëna. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 5 raste të tilla. Burime zyrtare nga Prefektura e Dibrës, bëjnë me dije se për shkak të ftohtit të madh një 22-vjeçare ka humbur fëmijën e saj, ndërsa është transportuar për në spital, pasi rrezikonte të humbte jetën nga hemorragjia. Rasti i dytë është shënuar po në rrethin e Dibrës, kurse tri rastet e tjera në Qarkun e Kukësit. Nisur nga situata e krijuar, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili urdhëroi marrjen e informacionit për moshën, gjendjen dhe lokalizimin e grave shtatëzëna. Ai kërkoi marrjen e masave urgjente për disponibilitetin e personelit, mjek, mami dhe transportin sa më të shpejtë të grave shtatëzëna (7 muaj e sipër) në spitalin e rrethit më të afërt për t’i mbajtur nën kujdes dhe monitorim të vazhdueshëm. Dibër, mbetet e bllokuara një grua shtatzënë në Kalanë e Dodës Një 24-vjeçare shtatzënë ne gjendje te rende shendetesore ka mbetur me shume se 24 ore e bllokuar në Kalanë e Dodës që prej mbrëmjes së djeshme. Ka qenë ora 11:00 e paradites kur u njoftua se 24 –vjecarja shtatzënë po transportohej drejt Tiranës me helikopter. Pas disa 2 tentativash, më në fund pilotët arritën të ulnin helikopterin në fshatin Ujmire të Kalasë së Dodës për të marrë nënën e re që rrezikonte jetën e saj dhe të fëmijës. Gruaja u transportua mbreme me barrelë nga disa burra nga Shullani në Kalanë e Dodës, por për shkak të përkeqësimit të motit nuk mundi të vazhdonte rrugën për në spital. Mësohet se 24-vjeçarja, në muajin e 6-të të shtatzënisë, ishtë strehuar në një familje në fshatin Ujmir, ku trashësia e dëborës arrin deri në 2.5 metra. Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë tentoi disa herë të ulej në fshatin Ujmir, për të bërë të mundur dërgimin e 24-vjeçares në spital, por ishte e pamundur per shkak te stuhive te bores. TVNews24 meson se gjendja e saj dhe e femijes eshte serioze. Vetem rreth mesdites u mundesua transporti i gruas drejt Tiranes me helikopter. Ndërkohë edhe në zona të tjera janë konstatuar emergjenca të tjera shëndetësore. Aktualisht raportohet për një të sëmurë rëndë në Qelëz të Pukës dhe një në Fierzë. Shtatzena humb femijen Tre ditë më parë, një 22-vjeçare (shtatzënë 4 muajshe) nga zona e Sllovës në Dibër, humbi fëmijën e saj të parë. Për shkak të bllokimit të rrugëve, gruaja ka bërë abort të pavullnetshëm në shtëpi. Me gjithë kujdesin e familjarëve, gjendja shëndetësore e të resë është përkeqësuar. Ndërsa, gruaja rrezikonte jetën nga hemorragjia, familjarët e saj kanë dhënë alarmin. Rreth 70 burra të fshatit Kall e kanë transportuar 22-vjeçaren me barelë, duke çarë për më shumë se 5 orë dëborën që arrin mbi 2 metra. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku po merr ndihmën mjekësore. Po dje, një 24-vjeçare shtatzënë mbeti e bllokuar për orë të tëra në rrugë. Burime nga Prefektura e Dibrës bënë me dije se rreth orës 17:27, banorë të zonës së Kalasë së Dodës kanë transportuar një grua shtatzënë 6 muajshe për në spital. Dëbora e madhe si dhe gjendja e rënduar e 24-vjeçares ka bllokuar banorët në mes të rrugës. Mësohet se ata dhe shtatzëna për shkak të pamundësisë për të shkuar në destinacion, janë detyruar të ndalin në fshatin më të afërm. Dy gra shtatzëna kanë rrezikuar të vdesin rrugës në rrethin e Kukësit. 38-vjeçarja Pranvera Dokuzi, shtatzënë 7 muajshe, dje u transportua me barelë nga fshati Lusën deri në vendin e quajtur Qafa e Kolosjanit. Pas 6 orësh udhëtim në borë, gruaja është transportuar me një makinë ushtrie për në Spitalin Rajonal të Kukësit. Ndërsa, një grua shtatzënë në prag të lindjes në fshatin Pistë të Komunës Malzi në Kukës është në gjendje të rënduar shëndetësore. Të afërm të Valentina Tahirajt kanë kërkuar ndihmën e vendorëve, duke u shprehur se nuk mund ta transportojnë dot në spital, pasi bora arrin mbi dy metra. Mbrëmë, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë transportoi një 33-vjeçare shtatzënë nga Lekbibaj i Tropojës në Maternitetin e Ri në Tiranë. (d.b/er.nu/BalkanWeb) |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi