Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gripi, humb jetën 21-vjecarja Empty Gripi, humb jetën 21-vjecarja

Tue 3 Jan 2012 - 22:35

21-vjecarja Blerina Balla, banuese në Komunën Qendër në Librazhd ka gjetur vdekjen nga shkaqe ende të paqarta, ndërsa organet kompetente kanë nisur hetimet e rastit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen e saj ka qenë një grip. Burime nga spitali i Librazhdit bëjnë me dije se Blerina Balla është shtruar në urgjencë me diagnozën e gripit toksik dhe simptomat kanë qenë temperaturë e lartë, gjendje shoku pa puls dhe pa tension.

Shefi i spitalit të Librazhdit, Gjergji Dhono thotë se vajza ka mbërritur në spital në gjendje mjaft të Rëndë.

“Pacientja paraqitet në gjendje të rëndë, pa puls, pa tension, me cianozë direkt tek mjeku i rojes e cila i ka filluar mjekimin. Është mbajtur rreth 1 orë dhe pasi është bërë konsulta me diagnozën gjendje toksike, status febril, shok toksik dërgohet urgjent në spitalin rajonal të Elbasanit”, thotë doktori Dhono.

Menjëherë pas humbjes së jetës së pacientes, prokuroria dhe policia gjyqësore kanë nisur hetimet, por familjarët sipas mjekut Dhono, nuk kanë lejuar kryerjen e autopsisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi