Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 27-vjeçari Empty Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 27-vjeçari

Tue 30 Apr 2013 - 11:30
Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 27-vjeçari Bicikletaeaksidentit

Një i ri ka gjetur vdekjen në një mënyrë të pazakontë. Ervin Mordini, 27 vjeç, ka qenë duke luajtur me biçikletë pranë shtëpisë së tij dhe gjatë manovrave është rrëzuar dhe si pasojë e plagës së marrë në zemër ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, në rrugën “Jashar Erebara” në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se Mordini ka qenë duke luajtur me biçikletën e tij. Gjatë lojës, ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Biçikleta ka pasur një defekt, pasi në mes të timonit, ajo ka pasur të pamontuar mirë pirunin e gomës së përparme. Pas rrëzimit, pjesa e pirunit i ka hyrë në zemër, duke i prekur aortën. Plaga e marrë nga aksidenti i ka shkaktuar vdekjen pak minuta pas ngjarjes. Në kohën që viktima është rrëzuar nga biçikleta, kanë qenë të pranishëm shumë persona, mes tyre edhe fëmijë. Ata thonë se kanë parë tmerr me sy, pasi vendi ku ndodhi aksidenti u mbulua me gjak. Ka qenë pronari i një lavazhi privat ai që i ka dhënë ndihmën e parë 27-vjeçarit, i cili e ka nisur në spital. Pas ndarjes nga jeta, policia e ka shoqëruar në komisariat në rolin e dëshmitarit okular, për të treguar rreth asaj që ka ngjarë.

Paraprakisht ngjarja është regjistruar si aksidentale, por i takon ekspertëve mjekoligjorë që të thonë fjalën e fundit. Trupi i pajetë është dërguar në morg, për të gjetur shkaqet e vërteta të vdekjes së Mordinit. Fillimisht u dyshua se i riu kishte gjetur vdekjen nga një goditje me thikë, pasi disa ditë më parë, viktima ishte konfliktuar me një banor zone. Në bazë të këtij informacioni, grupi hetimor ka marrë edhe një dëshmi që bën fjalë për grindjen edhe pse sipas provave të gjetura në vendngjarje, anojnë më shumë për vdekje aksidentale. Në pirunin që ndodhet në timonin e biçikletës janë gjetur gjurmë gjaku që dyshohet se janë të plagës vdekjeprurëse. Gjithsesi po vazhdojnë hetimet në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
/Tch
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 27-vjeçari Empty Re: Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 27-vjeçari

Tue 30 Apr 2013 - 11:48
edhe kjo shuum keq...Si eshte kjo puna e vdekjes bre per tu habitur njeri bie nga nji lartsi shum e madhe apo edhe ne ndonji ndeshje te fort .. dhe mbetet gjall ..
e njeri bie nga Bicikleta dhe e humb jeten apo rezohet ruges dhe vdes..!!?

ndonji shpjegim... nese keni..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi