Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjirokastër, shkon për gjah, humb jetën 40-vjeçari Empty Gjirokastër, shkon për gjah, humb jetën 40-vjeçari

Tue 29 Nov 2011 - 19:39
Gjirokastër, shkon për gjah, humb jetën 40-vjeçari 48890GJIROKASTËR- Pasioni për gjahun i ka kushtuar jetën 40-vjecarit Dritan Kllapi në Gjirokastër. Ngjarja që tronditi qytetin e gurtë u shënua rreth mesditës në malin e Gjerë, kur 40 vjecari Kllapi drejtor i shkollës 9-vjecare në komunën e Antigonesë, kishte shkuar për gjah i shoqëruar nga një mik i tij.

Pasi kanë gjuajtur për një farë kohe, Dritan Kllapi ka rrëshqitur pasi ishte në një shkëmb dhe nga pakujdesia arma e gjahut është shkrepur disa herë duke e plagosur në të dy këmbët.

Ai telefonoi vetë në polici për ndihmë, por për shkak të terrenit të thyer malor, helikopteri mundi të shkojë në vendngjarje 1 orë e gjysmë me vonesë. Në përpjekje për të shpëtuar jetën, 40 vjecari Kllapi telefoi edhe bashkëshorten e tij, duke e vënë në dijeni për situatën e vështirë ku ndodhej. 40 vjecari ndërroi jetë si pasojë e hemoragjisë së shkaktuar nga plagët, ndërsa helikpoteri transportoi trupin e tij në spital.

Dritan Kllapi ishte babai i dy fëmijëve gjashtë dhe dymbëdhjetë vjec, ndërsa prej 15 vitesh ushtronte profesionin e arsimtarit.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi