Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një 17-vjeçar humb jetën në pusetën e thellë 8 m Empty Një 17-vjeçar humb jetën në pusetën e thellë 8 m

Mon 12 Aug 2013 - 14:54
Një 17-vjeçar humb jetën në pusetën e thellë 8 m Foto%203Një 17-vjeçar, ka humbur jetën, në një puset artificiale, në fshatin Zhilivodë. Sipas banorëve, puseta të këtij lloji janë të shumta në këtë fshat, pasi aty veprojnë kompani private të cilët në mënyrë ilegale gërmojnë për të nxjerr thëngjill. Në vendin e ngjarjes kishte shkuar edhe policia dhe pjesëtarët e FSK-së. Në orët e vona trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga pjesëtarët e FSK-së, transmeton KTV .

Jetmir Krasniqi, 17 vjeç nga fshati Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë, ka humbur jetën në këtë puset të thellë rreth 8 metra.

I riu vetëm një ditë më parë kishte mbushur 17 vjeç.

Disa bashkëmoshatarë të tij, kanë treguar se bashkë me Jetmirin po ruanin bagëtinë, por nga vapa e madhe shoku i tyre kishte vendosur të hidhej në ujë për t’u freskuar, por nuk mundi të dilte më i gjallë që aty.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rajonale e Vushtrrisë, të cilët shpjegojnë rastin.

Në ndihmë atyre u erdhën edhe njësitet zhytëse nga Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këta të fundin kryen punën e tyre, megjithëse nuk arritën ta nxjerrin të gjallë Jetmirin.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi