Humb jetën 34-vjeçari, bie nga shkëmbi
Fri 3 Jan 2014 - 19:36
Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen pranë kufirit shqiptaro-maqedonas, para disa ditësh. Autoritete maqedonase e kanë mbajtur trupin për katër ditë dhe vetëm ditën e djeshme ia kanë dorëzuar familjarëve. Mësohet se shkak për vdekjen ka qenë rënia e të riut nga një lartësi e madhe. Viktima është Florjan Çera, 34 vjeç banor i fshatit Alarup nga komuna Çërravë. Ai humbi jetën teksa ishte për gjueti në tokën maqedonase bashkë me nipin e tij. Sipas policisë maqedonase, i riu 34 vjeç ka rënë nga një shkëmb dhe ka gjetur vdekjen e menjherëshme. “Mjegulla i pengoi shikimin”, shtoi më tej policia maqedonase.
Policia ka mbajtur trupi e të riut prej 4 ditësh dhe e ka dorëzuar dje pavarësisht kërkesave të familjes që kërkuan dorëzimin më parë. Trupi i pajetë i të riut Florjan Çera mbërriti vetëm dje në Pogradec.
/Shekulli Online/ E.L./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi