- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Zbriste nga ballkoni i së dashurës, humb jetën i riu
Sun 4 Nov 2012 - 12:23
TIRANE-Përfundon në tragjedi aventura e lidhjes së dashurisë mes dy të rinjve. Një 26-vjeçar me iniciale T. B. ka gjetur vdekjen pasditen e ditës së enjte, i cili mësohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një pallati në zonën e Tiranës.
Burime nga policia bëjnë me dije se 26-vjeçari ka rënë nga pallati rreth orës 07:30 minuta të ditës së enjte, ndërkohë që ka gjetur vdekjen disa orë më vonë në ambientet e Spitalit Ushtarak. Gjithçka ka nisur për një histori dashurie jashtëmartesore mes një të riu, student i Fakultetit të Infermierisë dhe një 20-vjeçareje, e cila prej një viti ishte e martuar. Efektivët e policisë vënë në dukje faktin se bëhet fjalë për 20-vjeçaren me iniciale L.M, e cila prej disa kohësh kishte një lidhje të fshehtë dashurie jashtëmartesore me 26-vjeçarin me iniciale T.B. Ditën që ka ndodhur ngjarja vajza ndodhej vetëm në shtëpi, pasi bashkëshorti i saj punonte turni i tretë. Kjo ka bërë që gjatë orëve të natës 20-vjeçarja të ftonte në banesën e saj në katin e katërt 26-vjeçarin, të cilët e kanë kaluar gjithë natën në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por kthimi më herët në shtëpi i bashkëshortit të vajzës ka prishur planet e dy të rinjve. Në këto rrethana 26-vjeçari ka dalë të fshihej në ballkon prej nga ka rënë duke u përpjekur të zbresë dhe për pasojë ka humbur jetën disa orë më pas në Spitalin Ushtarak. Mësohet se i riu ka pasur shumë dëmtime në trup, të cilat i kanë sjellë atij edhe vdekjen.
Ngjarja
Dy të rinjtë kishin disa kohë që takoheshin fshehurazi në banesën e 20-vjeçares deri sa ditën e enjte janë zbuluar nga bashkëshorti i vajzës. Ky i fundit punonte turni i tretë dhe kthehej në mëngjes në shtëpi, por ditën e enjte ai ka vendosur të kthehej më herët. Kjo ka bërë që 26-vjeçari në momentin që ka dëgjuar zhurmën e shkaktuar nga ardhja në shtëpi e bashkëshortit të vajzës, ka dalë dhe është fshehur në ballkonin e apartamentit. Por gjatë kësaj kohe 26-vjeçari është munduar që të zbresë nga ballkoni duke përdorur tubin e shkarkimit anës pallatit.
Ky veprim ka qenë fatal për 26-vjeçarin, pasi në momentin që ai mundohej të zbriste poshtë, tubi i shkarkimit është shkulur dhe i riu ka rënë në tokë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 07:30 minuta të ditës së enjte, më pas ai është dërguar drejt Spitalit Ushtarak, ku ka gjetur vdekjen rreth orës 16:30 minuta. Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se 26-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta në organet jetësore si dhe ka pasur shembje pothuajse në të gjithë trupin, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Ndërkohë mësohet se 20-vjeçarja prej disa kohësh kishte probleme me bashkëshortin e saj. Aktualisht me vajzën e re janë duke u marrë psikologët, pas tronditjes që ka pësuar. Ndërkaq, policia bën me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e detajeve të reja në lidhje me ngjarjen.
(A. Koromani/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|