Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bie tharësja në vaskë, humb jetën 5 vjeçarja Empty Bie tharësja në vaskë, humb jetën 5 vjeçarja

Fri 28 Oct 2011 - 18:58
Bie tharësja në vaskë, humb jetën 5 vjeçarja BebeMilano, 28 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një vajzë e vogël vetëm 5 vjeç ka gjetur vdekjen në shtëpinë e saj teksa ka qenë duke u larë në vaskën e banjës, kur papritmas tharësja e flokëve e cila ishte në prizë ka rënë brenda saj.

Ngjarja në fjalë ka si protagoniste një vogëlushe shqiptare me iniciale L. K., e cila jetonte së bashku me prindërit dhe vëllezërit e saj në Milano, por pak para mesnatës së djeshme humbi jetën. Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje, vogëlushja në momentin e ngjarjes po luante bashkë me vëllezërit në vaskën e banjës.

Familja shqiptare jeton në një apartament të zakonshëm në rrugën Privata Terracina, në lagjen Affori, të cilët lajmëruan menjëherë ndihmën e shpejtë por pa rezultat. Vogëlushja u transportua në spitalin Buzzi i specializuar për ndërhyrjet te fëmijët, por pavarësisht kësaj, për të voglën bluzat e bardha nuk kishin ç’të bënin më, pasi vogëlushja gjeti vdekjen në duart e tyre si pasojë e goditjes së marrë nga rryma elektrike.

Ndërkaq familjarë e policë shprehën habi për mrekullinë e ndodhur, pasi vëllezërit e vogëlushes të cilët ndodheshin në vaskën e banjës shpëtuan mrekullisht dhe të padëmtuar. Lidhur me këtë ngjarje efektivët e policisë po vijojnë hetimet, ndërsa është marrë edhe dëshmia e prindërve.

a.y/NOA
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Bie tharësja në vaskë, humb jetën 5 vjeçarja Empty Re: Bie tharësja në vaskë, humb jetën 5 vjeçarja

Fri 28 Oct 2011 - 19:01
SA KEQ QE PO ME VJEN
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi