Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elbasani eshte nusja e Shqiperise. Empty Elbasani eshte nusja e Shqiperise.

Tue 20 Dec 2011 - 0:53
Ashtu si qyteti Ajntab,i cili eshte nusja e Anadollit,dhe Elbasani eshte nusja e Shqiperise.

Sipas historianeve te lashte,themeluesi i ketij qyteti te mocem eshte Filkosi.zoteruesi i forteses se Kavalles,ne shekullin e Lekes se madh.Ky qytet eshte i famshem sepse ka nxijerr dietare te medhenje.Ka kaluar nga nje sundimtare tek tjetri dhe ne kohen e feudalizmit te mesjetes u be prone e djemve te despotit Serb,te cilet quheshin Baneja e Basaneja.Keta vllezer nuk munden te synonin te dy pasi plasi sherri dhe lufta mes tyre,deri sa Basaneja u largua,duke shkuar prane Fatih Mehmetit prane te cilit deshmoj besnikerine e tije ndaj perendise dhe u kthye ne mysliman(Mahmut Bej).Kur Fatih Sulltan Mehmeti u nis per pushtimin e Shkodres,ndau nje fuqi te madhe prej 20 mije vetesh nen komanden e Koxha Pashes dhe me informacionet Basanese pushtuan Elbasanin me lehtesi sepse nuk pritej.Basaneja(Mahmut Bej)e zuri te vellain ne gjume dhe i preu koken.Nen tehun e shpates kaluan dhe greket e frengjit(?).Elbasanin romaket quanin Skampa,per shqipetaret Shkambi,nga rrjedh dhe emri shkumbin.Nga kjo ngjarje mori emrin Elbasan dmth il-Basan.Historia latine tregon ngjarje me te gjera,mbi emrin por ne po ndalemi ketu.Mahmut bej(Basaneja)mori qytetin ne dore dhe per te shperblyer Fatih Mehmatin bente monedha argjendi ne emer te tij.

Pallatet me te famshem jane-Pallati i Vezir Pashes.pallati i pashallareve,pallati i Mustafa Agait,pallati i Agait,pallati i Hamalli Zades,pallati i Kara Osman agait,pallati Bicakcinjeve,shtepia e pasha Zades,shtepia agajt te spahijve dhe sa e sa te tjera.Elbasani ka 1150 saraje e shtepi te medha dhe shume shtepi te bukura te nivelit mezatar.Portat e hanedaneve bujare rrine gjithmon te hapura per miq e te huaj,dhe shumica e tyre kane te shkruar mbi porte:

-Mengjezi eshte shoqeruar me nder e lumturi, dhe porta eshte e hapur per njerezit nevojtare.

Ndersa ne koridoret e mbrendshem lexojme:
-Lavdia e shtepise eshte i zoti i saje, dhe lavdia e te zotit eshte bujaria e tij.

Me qindra vargje si keto gjinden neper shtepite e zoterive elbasanas.Sikurse flasin vete keto vargje ,ne kete qytet e kane per turp te hahet buka pa mik ne sofer.Prandaj asnjeri nga keta poteri nuk ka deshire ti mungoje miku apo udhetari.Ata nuk merziten nga miku i cili mund te kete me vete sherbetore e kuaj dhe te qendrojene me muaj.Dhe po te qedhoje nita e vitit te ri ata i dhurojne mikut nje pale veshje feste.Kam 40 vjet qe udhetoj e shetis, dhe nje virtyt te ketille si te zoterive elbsanes nuk e kam pare,pervec ne personin e Hazir agait ne Tripoli te Sirise.

Elbasani ka 20 xhami,me e vjetra eshte ajo e Fatihut mbi porten e kalase,ne mesin e kalase xhamia e Gazi Sinan Pashes.

Diten e pazarit,te dielen,mblidhet populli me shumice,femije burra gra te ardhur dhe nga fshatrat per reth.Banore te pashem,grate shume te bukura qe bejne treg me pa ndrojtje,shkelqejne si hena e plote,aq sa njeriu pandeh te jete ne parajse me engjejt,ose ne mes te zanave me te bukura te dheut.

Me keto stoli virgjireshash,tregu i Elbasanit quhet nusja e Shqiperise dhe e Rumelise(?).

Elbasani ka 3 banjo,dy te cilat jane te Sinan Pashes brenda kalase,ujet e saj vjen nga jashte nepermjet nje lugu.Banjo e tregut e cila eshte e gjere dhe e paster,me sherbetor te hishem e te shendetshem.Vec ketyre,qyteti ka edhe 160 banjo private ne pallatet e zoterinjeve.

Qyteti ka 430 kroje qe nuk shterrojne kurre,te gjithe prone e zoterinjeve(me emer e mbiemer).Me i permenduri eshte kroi i Bicakcinjve,kroi i Xhamil Zadese,kroi i Vaizit.Ka 9 hane per strehimin e te huajve dhe udhetareve.Familjet me fisnike te qytetit jane ata me mbiemer Zadeja.Qytetaret flasin ne pergjithesi arberishten,por dhe turqisht,tregetaret greqisht e frangjisht.

Elbasani eshte qytet i vjeter dhe i famshem,eshte djepi i shume dijetareve,poeteve e njerezve competente me dije te plota,specialiste te zanateve te tyre.

Marre nga ditari i Muhamet Dhil-ilbin Dervishi,nje turist turk ne Shiperine e shekullit VXII.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi