Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Kur vdekja “shpeton” nje jete tjeter Empty Kur vdekja “shpeton” nje jete tjeter

Tue 20 Dec 2011 - 19:24
Kur vdekja “shpeton” nje jete tjeter Download-281Një 23 vjeçar, i cili pësoi një traumë të rëndë pas një aksidenti rrugor, iu dhuroi jetë pesë pacientëve nga vdekja e tij.

23 vjeçari humbi betejën me vdekjen në Spitalin “Evangelismos”, ku u shtrua menjëherë pas aksidentit.

Procesi i dhurimit të organeve filloi të shtunën në mëngjes, pasi u vërtetua vdekja e trurit të të riut dhe u informua Organizata Kombëtare për transplantet (E.O.M.).

Familja e të ndjerit, në mes të dhimbjes, gjeti kurajon për të dhuruar organet e djalit me qëllim transplantin tek pacientë të tjerë në nevojë.

Kështu organet e tij u transplantuan te një pacient 49 vjec që vuan nga mëlcia në spitalin e Selanikut, një grua 31 vjec, e cila prej 7 vjetësh bën dializë, një 63 vjecar që bën dializë prej 10 vjetësh dhe tek 2 pacientë të tjerë.

Organizata Kombëtare për transplantet (E.O.M.) ngushëllon dhe falenderon familjen e të riut për aktin bujar dhe vetëmohues, me shpresë se ky donacion do të ndihmojë për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi