Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Celulari e shpëton shqiptarin nga vdekja Empty Celulari e shpëton shqiptarin nga vdekja

Mon 31 Mar 2014 - 21:57
Një i ri shqiptar është qëlluar me armë, po fatmirësisht celulari që kishte në xhepin e xhaketës e ka devijuar plumbin, duke e plagosur
Celulari e shpëton shqiptarin nga vdekja Celulari%20ok
Një emigrant shqiptar në Itali është qëlluar me armë ditën e sotme, por fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes falë celularit që kishte në xhepin e xhaketës. Mediat italiane bëjnë të ditur se celulari në xhepin e 28-vjeçarit shqiptar ka bërë që plumbi të devijojë dhe ai të plagoset.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Napoli. Policia italiane ka arrestuar Alessandro Di Costanzo, 43 vjeç, i cili akuzohet se qëlluar me armë ndaj 28-vjeçarit shqiptar, për t’u hakmarrë për një zënkë mes dy fëmijëve të protagonistëve.

Emigranti shqiptar është dërguar menjëherë në urgjencë dhe i është nënshtruar një operacioni që i ka hequr plumbin. Sipas mjekëve, bëhet fjalë për një plumb 7.65 milimetërsh.

I arrestuari mësohet se ka bashkëpunuar me policinë e Aversas, ndërsa u ka dorëzuar edhe armën e krimit, një pistoletë.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi