Holande, bie abazhuri në parlament
Wed 21 Dec 2011 - 1:21
Ministri i Shëndetësisë në Holande, Edith Schippers ka rrezikuar të dëmtohej rëndë gjatë një debati parlamentar mbi reformat e shëndetit.
Schippers ishte duke diskutuar me deputetët për problemet e të sëmurëve kronikë apo personave me aftësi të kufizuar, në momentin që abazhuri është shkëputur nga tavani dhe ka rënë pikërisht mbi tavolinën e ministrit në fjalë.
Debati u ndërpre menjëherë, por për pak kohë, aq sa të pastrohej salla dhe Schippers të merrte veten nga gjendja e shokut që e zuri, transmeton Noa.
Në xhirimet gjatë debatit nuk shihet rënia e abazhurit, por ndihet fort zhurma që krijohet dhe më pas ulërima e deputetes Jetta Klijnsma.
Zëdhënësi i parlamentit holandez, Jos Jochemsen deklaroi se nuk është bërë e qartë arsyeja e rënies së abazhurit masiv në dysheme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi