Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ Empty Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″

Wed 21 Dec 2011 - 2:21
Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ MISSKALENDARI-560x698Kalendari i Miss Shqipërisë feston 10 vjetorin. Makina të epokës, veshje luksi dhe natyrë. Në vitin e dhjetë të jetës kalendari i Miss Shqipërisë premton ndërthurjen e klasikes me nostalgjinë e së shkuarës. Ja kush janë vajzat që do të na shoqërojnë përgjatë muajve të 2012-ës.Besiana Kurti, Edra Mjeshtri, Egi Backa, Enxhi Qehaja, Ershela Burreli, Florjana Kajno, Françeska Jaçaj, Sjuzi Lazebeu dhe mbretëresha e bukurisë në fuqi, Kejdi Jashari kanë pozuar me makinat e epokës në skaj, mes gjetheve të verdha, nën diellin e nëntorit.
Nga Alida Cenaj, foto Petrit Pema
Ideja ka lindur në Itali. Nëpër rrugëtimet e shpeshta përtej detit, mes takimeve me miq të vjetër e të njohur të rinj, ndër diskutime për spektaklin e “Miss Shqipëria” apo “Miss Globe”, ideve për skenografi ndryshe e bashkëpunime të reja, Petri Bozo u takua edhe me mjetet e epokës. Andej i quajnë makina luksi dhe të zotët e tyre janë të angazhuar nëpër shoqata, të cilat këtë vit i futën qysh herët Petri Bozos, ethet për kalendarin e radhës së “Miss Shqipëria”.Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ KALENDARI-560x371Për më tepër që, me këtë të fundit, mbushen tre vjet që kur producenti ka shënuar një kthesë të fortë në mënyrën e konceptimit të të vetmit kalendar jetëgjatë në Shqiëpëri. Nëse dikur nisi si një ide e guximshme, e bërë pa ndonjë plan mirëfilli, me disa vajza të bukura që pranuan të pozonin pa tabu dhe më vonë me rrugëtim – njësoj si Miss Shqipëria – ndër monumente e treva historike, në këto tre të fundit Bozo zgjodhi të ndryshojnë gjithçka përveç protagonisteve të fletëve të kalendarit që mban vulën e tij. Deri në 2010-ën, nga janari në dhjetor, datat i shënonin modelet me një monument historik në sfond.Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ ENXHIQEHAJA-560x371Më vonë, vendin e këtyre të fundit e zunë objekte që përveç adrenalinës dhe argëtimit për producentin, shënojnë edhe një lloj promovimi turistik, diçka që lidhet herë me detin e herë me aventurën e guximshme. Në fillim ishin motorët Harley Davidson e pas tyre jahtet dhe deti blu. Ndërsa këtë fundvit vendin e nderit e kanë zënë makinat e epokës. Prodhime të vjetra, disa të zbuluara gati rastësisht në Shqipëri, shpesh të transportuara deri në setin e fotografimit me shumë mundime. Me të tilla stoli, rrethuar nga natyra vjeshtake, herë e bregut të detit, e herë e lartësive të malit të Skënderbeut do të prezantohet kësaj jave Kalendari i Miss Shqipëria 2012. Nëntë vajza të përzgjedhura nga spektakli i bukurisë, me më të bukurën e kurorëzuar në krye do të jenë shoqërueset e përditshme të çdo ore të vitit që troket pas pak javësh. Me veshje të stiluara nga Rezarta Skifteri, ku bien në sy ngjyrat e forta, fustanet e gjatë e veshjet e klasit, luksi i cohrave të zgjedhura, zbukuruar me qëndisma të realizuara me dorë e gurë të çmuar, ku dallojnë kapelet dhe trëndafilat, kalendari i 2012-ës premton klasiken e luksin dhe mbi të gjitha nostalgjinë për të shkuarën.Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ KALENDARI1-560x371“Ndryshimin e shënuam në vitin 2010″, thotë Petri Bozo. “Binomi që kishte mbizotëruar deri atëhere, modele-monument historik, ndryshoi. Në vend të tyre zgjodhëm një objekt që lidhej me turizmin. Të parët ishin motorët Harley Davidson. U realizuan foto fantastike mbi këta motorë të nivelit të lartë. Them kështu sepse dihet që një Harley Davidson, jo kushdo mund t’ia lejojë vetes. Më pas zgjodhëm jahtet, çdo modele pozonte mbi një të tillë, pavarësisht ligjit të moratoriumit që është ende në fuqi.Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ Kalendari2-560x371Jahtet janë mjete luksoze për të udhëtuar dhe bregu shqiptar ka plot brigje dhe vende që ndjellin udhëtarë të tillë për të ndaluar. I paraprimë kështu një vendimarrje për librealizimin e udhëtimit me mjete motorike në detin shqiptar. Në fund, këtë vit vendosëm për makinat e epokës. Ideja lindi gjatë kontakteve të shpeshta që kam me shoqata të ndryshme në Itali, anëtarët e të cilëve i disponojnë këto mjete që quhen luksi. T’i gjesh këto monumente në Shqipëri do të thotë të respektosh statusin e tyre. Ne i respektojmë ato, është si një lloj nostalgjie për të shkuarën”.Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ Kalendari3-560x371Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ Por është edhe pjesë e një pasioni të hershëm të vetë producentit. Nëse në kalendarin e 2010-ës Petri Bozo përfshiu diçka nga malli dhe kujtimet e kohës së rinisë kaluar mbi motor, këtë vit tregoi atë çka kishte mbetur nga ajo kohë: i njëjti pasion që ndan edhe për makinat. Emocionohet kur diku, rastësisht, ndërsa është duke bërë një punë tjetër zbulon një makinë fjala vjen tip Ford, prodhim i vitit 1928. I ka hyrë këtij zbulimi qysh kur udhëtonte për të hartuar hartën e turit të “Miss Globe 2011″Përgjatë atyre ditëve, kur as i shkonte ndër mend se mund të ekzistonte akoma, pa një kamion “Zis”, në gjendje pune madje. Pak më vonë idesë i shtoi edhe një tjetër markë, edhe më të hershme, të parë në Krujë e kështu u ngjiz projekti i kalendarit.Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″ Kalendari5-560x371Binomi këtë vit ishte lidhur vetiu, modele dhe makinat e luksit. Mbase jo të trajtuara edhe aq si të tilla në Shqipëri, por kjo pak rëndësi kishte. Takoi me radhë të gjithë pronarët e këtyre makinave, pyeti ndër të njohur dhe në çdo qytet që udhëtonte dhe u gëzua pas çdo premtimi se secili do ta huazonte pronën e tij të çmuar për aq kohë sa fotografit Petrit Pema i duhej për të bërë edhe shkrepjen e fundit. “Kështu u krijua ky kalendar dhe ju siguroj që ndërthurja e natyrës, veshjeve dhe elegancës së vajzave, bashkë me këto makina kanë siguruar një kalendar jo vetëm klasik, por edhe me shumë kontraste dhe luksoz”.Por edhe pa asnjë pikë ekstravagancë brenda. Nga ato për të cilat kalendari është komentuar jo rrallë. Nëse me jahtet dhe motorët, Bozo mund t’ia lejonte kalendarit të tij edhe ndonjë fotot ekstra, nga ato tundueset me hire femërore egërsisht zbuluar, aq sa të tërhiqnin vëmendjen, këtë vit vajzat janë shfaqur ndryshe. Ekstravaganca mbetet vetëm tek veshjet, fustanet e gjata apo të shkurtra, të ngushta apo bollshme, ideuar nga Skifteri. Grimi gjithashtu është vënë në funksion të kësaj linje, duke ia lënë vendin e nderit klasikes. “Gjithçka vjen sipas idesë dhe konceptit të kalendarit të çdo viti. Kësaj here fotot janë ideuar në mënyrë që të flasin vetë objektet e zgjedhura, ngjyrat dhe pozimi i vajzave për muajt e vitit. Nuk ka vend për të tjera”.Ka ndodhur edhe herë të tjera kështu, megjithëse kalendari i Miss Shqipërisë është komentuar edhe për fotot e guximshme të tij ndër vite. Sidomos në fillimet e veta, këtu e dhjetë vjet më parë, kur Petri Bozo i hyri punës për një kalendar pa ndonjë ide të qartë apo projekt të menduar me detaje. Pavarësisht kësaj, në vitin 2002, kur kurora e më të bukurës shqiptare kishte shkuar tek Zajmina Vasjari, imazhet seksi të saj dhe Çiljeta Xhilagës u komentuan dhe përfolën gjatë.
Fotot tunduese, lakuriqësia e Xhilagës dhe sensualiteti i tepruar i Vasjarit e bënë të zhurmshëm promovimin e të parit kalendar zyrtar të Miss Shqipërisë. Të gjitha komentet i adresoheshin zhveshjes së dy ikonave të dala nga spektakli i bukurisë, çka u shndërrua njëherësh në një thyerje tabush, që e futën në mendime producentin. Një zhurmë e tillë bëri që vitin e dytë të punës Çiljeta dhe Zajmina të mos ishin më pjesë e vajzave që pozonin, për të mos e identifikuar kalendarin me komentet që shkaktoi në vitin e parë të jetës.
“Duhet thënë se kur e filluam ne punën për kalendarin, ky nuk ekzistonte as si ide. I hymë kësaj pune për të ruajtur vazhdimësinë dhe për t’i dhënë seriozitetin e duhur Miss Shqipërisë”, thotë Bozo. “Ishte ide e bukur që çdo fillimvit vajzat t’i dhuronin shqiptarëve një kartolinë urimi për një vit të mbarë”. Prandaj dhe pas 2002-it, puna me kalendarin e Miss Shqipërisë nuk u bë më shpejt e shpejt dhe pa një koncept të paramenduar me kujdes.
Në vitin e dytë u zgjodh Ardi Asllani për të stiluar veshjet dhe fustanet e krijuara falë një frymëzimi nga veshjet popullore shqiptare, ku ndërthurej tradita dhe modernia i dhanë tjetër frymë imazhit të vajzave që shoqëronin shqiptarët në muajt e një viti të tërë. “Megjithatë kalendari i parë e pati një efekt që ndihet edhe sot e gjithë ditën”, shton Bozo duke qeshur. “Për herë të parë asokohe gazetarët filluan të pyesnin vajzat e show biz-it: “Do të pranoje të pozoje nudo?”
Çka megjithatë nuk e shmangu pasojën që në vitet në vijim, duke filluar qysh në kalendarin e dytë, shumë nga bukuroshet e përzgjedhura nga Miss Shqipëria, të refuzonin veshjet që nxirrnin në pah, pak më shumë se duhej, pjesë të trupit. E para ishte Erjona Ibro, “Miss Shqipëria 2003″, e cila nën efektin e atyre fjalëve të thëna për kalendarin e parë vuri kushtin që ose veshjet e saj duhet të ishin të mbyllura, ose nuk do të pozonte fare. Si miss në fuqi për atë vit, ajo nuk mund të mungonte kështu që në kalendarin që pasoi atë të Zajminës dhe Ciljetës, për fituesen e kurorës, fustanet u qepën enkas. “Po flasim për dhjetë vjet të shkuara”, thotë Bozo.
“Gjërat kanë ndryshuar shumë krahasuar me atë kohë, duke filluar që nga tendenca për të realizuar kalendarë. Sot fotografët tentojnë të prodhojnë të tillë dhe unë ndihem mirë që krahas këtyre tentativave të nisura dhe herë të lëna në mes, e herë të shuara me të parën, kalendari i Miss Shqipërisë arriti të kthehej në traditë dhe të shënohet si i pari dhe i vetmi jetëgjatë që realizohet këtu”.
Ka ndryshuar gjithashtu edhe mentaliteti i vajzave vetë. Nëse dikur Erjona Ibro ngulte këmbë që fustani të ishte i mbyllur, tanimë asgjë e tillë nuk ndodh. “Vajzat kanë guxuar sepse kanë besuar tek kjo punë që ne realizojme çdo vit”, thotë Bozo. “Koha vërtetoi se qëllimi ynë ishte i ndryshëm nga ekstravaganca dhe teprimet. Ne krijuam dhe po mbajmë traditën e një kalendari misesh, i cili çdo vit ka një koncept të ndryshëm”.
Koncept që vajzat që pozojnë jo vetëm e pranojnë, sido të jetë, por edhe e kërkojnë. “Tani janë vetë vajzat që duan të jenë pjesë e projektit të kalendarit. E shohin si një mundësi të mirë promovimi, si një eksperiencë ndryshe. Përgjatë këtyre viteve ka evoluar koncepti i feminilitetit dhe kalendarit vetë. Evoluan fotot dhe idetë e bashkë me to protagonistet, mjetet dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me këtë projekt”.
Pjesë të këtij evolucioni Petri Bozo përfshin edhe kalendarin e këtij viti. Besiana Kurti, Edra Mjeshtri, Egi Backa, Enxhi Qehaja, Ershela Burreli, Florjana Kajno, Françeska Jaçaj, Sjuzi Lazebeu dhe mbretëresha e bukurisë në fuqi, Kejdi Jashari kanë pozuar me makinat e epokës në skaj, mes gjetheve të verdha, nën diellin e nëntorit, për t’iu gëzuar jo vetëm protagonizmit në kalendarin e spektaklit të bukurisë prej nga kanë dalë, por edhe festës së 10 vjetorit të këtij kalendari.
Një ditëlindje që organizatorët e kanë festuar më bujshëm se vitet e tjera. Jo vetëm sepse i kanë forcuar themelet traditës, por edhe sepse edhe këtë vit kalendari pritet të tërheqë vëmendjen. Nuk ka ekstravagancë dhe foto seksi, por ka pak nga të gjitha: edhe adrenalinën, edhe bukurinë e natyrës, veshjet e klasit dhe mbi të gjitha nostalgjinë e një kohë të shkuar mbi të cilën mbështet e ardhmja.
Revista Klan
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi