Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Miss Shqipëria, çfarë do bëhesh kur të rritesh? Empty Miss Shqipëria, çfarë do bëhesh kur të rritesh?

Sun 27 Oct 2013 - 14:00
  • Ju rrëfejmë profesionet që zgjodhën të bukurat shqiptare. Flasin për gazetën "Shekulli" Zajmina Vajsari, Armina Mevlani, Aurela Hoxha dhe të kurorëzuarat e tjera

Luela Myftari
- Konkurset e bukurisë gjithnjë janë konsideruar si spektakle të cilat prodhojnë figura mediatike, por përtej kësaj ka edhe nga ato miss-e që kanë zgjedhur një rrugë krejtësisht të ndryshme nga ajo e televizionit. Emra të njohur tashmë të botës mediatike si Valbona Selimllari, miss-i i parë shqiptar apo Zajmina Vasjari, Hygerta Sako, Agnesa Vuthaj, Armina Mevlani dhe Aurela Hoxha nuk janë krejtësisht të panjohura për publikun. Në këtë shkrim, “Shekulli” ju sjell sot edhe zgjedhjet e tjera të bukurosheve shqiptare.
Miss Shqipëria, çfarë do bëhesh kur të rritesh? Valbona

Valbona Selimllari, 1991
Valbona Selimllari apo siç shpeshherë jemi mësuar ta dëgjojmë "Bobi", do të ishte vajza e parë që do të kurorëzohej në "Miss Albania 1991". Është, fituesja e parë e një konkursi bukurie në Shqipëri. Valbona doli edhe e para shqiptare që u kurorëzua si Mrs Globe. Ky kurorëzim erdhi tetë vite pasi u shpall më e bukura e Shqipërisë. Mrs Globe 1999 ka qenë gjithashtu edhe imazhi i produkteve "Deka" dhe qendrës tregtare City Park. Me siguri që ju e keni parë edhe në spote të tjera publicitare. Përpos kësaj, ajo vazhdoi shkollën e regjisurës në Tiranë, çka e kishte mjaft për zemër. Ajo ka punuar edhe prapa kuintave shpeshherë. Në shumë spektakle u shfaq si asistente regjisore e Vera Grabockës, asaj që e njohu që në vitin 1991, kur kjo e fundit ishte ajo që organizonte konkursin e parë të bukurisë në Shqipëri. Edhe si prezantuese e kemi parë disa herë. Jeton në Tiranë, aty ku edhe lindi në vitin 1973.
Miss Shqipëria, çfarë do bëhesh kur të rritesh? Hygerta%20sakoo
Sidorela Kola,1992
Lindur në vitin 1970 në Krujë. Ajo ka zgjedhur një jetë jashtë ekranit. Kjo pas një konflikti që ajo pati me median e cila botoi fotografi të saj intime. Ishin fotografit ë cilat ishin realizuar gjatë realizimit të filmit “Kolonel Bunker”, pjesë e të cilit ishte edhe biondja që ishte kurorëzuar në Miss Shqipëria 1992. Pas publikimit të fotove Sidorela hoqi dorë nga marrëdhënia me median, duke u bërë kështu avokate. Thonë se ajo është një avokate dhe një nënë shumë e përkushtuar tani. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Miss Shqipëria, çfarë do bëhesh kur të rritesh? Sidorela%20kola
Monika Zguro, 1993
Lindur në vitin 1971, në Korçë. Monika ashtu si edhe Valbona do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve gjithnjë e bukur. duket sikur koha për to nuk ka kaluar. Pas kurorëzimit në vitin 1994, ajo u angazhua në disa spektakle dhe spote publicitare. Por, më vonë do të shkonte edhe më tej duke punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme e më pas në Diplomaci. Monika u bë e para vajzë që hodhi poshtë idenë se miss-et nuk janë aq të zgjuara sa të bukura. Në Konsulatën Shqiptare në Greqi, ajo do të tregonte se nuk ishte vetëm një vajzë e bukur, por edhe shumë e zgjuar.
Miss Shqipëria, çfarë do bëhesh kur të rritesh? Edlira%20mema
Vilma Papajani, 1994
Lindi në 1978-n në Tiranë. Në vitin 1994 bukuria e saj i bindi organizatorët që ajo të ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Interkontinental 1996. Por, pas kësaj, Vilma nuk do të bëhej më e gjallë në ekranet tona. Sot, ajo është diplomuar për farmaci dhe duket shumë e lumtur që të gjithë kohën e saj e përdor për të ndihmuar njerëzit dhe për t’u kujdesur për familjen e saj. është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Hygerta Sako, 1995
Bukuroshja nga Durrësi është ende sot pjesë e ekranit, i cili e bëri të njohur në vitin 1995 si miss-i që përfaqësoi edhe Shqipërinë në Miss Europe 1996. Hygerta që në fillimet e saj u dallua për një prezantim dinjitoz të vetes dhe Shqipërisë në Europë, çka i hapi rrugën e prezantimit të disa festivaleve dhe spektakleve në TVSH. Karriera e saj televizive nuk e ka penguar Hygertën të hapë edhe një dyqan me fustane nusërie. Të gjithë e njohin suksesin e saj në biznes dhe ekran. Ndaj mund të themi se një femër mund t’ia dali të jetë e suksesshme edhe në biznes edhe në ekran, edhe në familje. Ajo është një nëna e një vajze po aq të bukur sa ajo.
Pa fituese 1996,1997
Këto dy vite, ishin nga ato për të cilat nuk mund të rrëfejmë asgjë të bukur. Konkurset e bukurisë nuk u zhvilluan. Rrugëve dëgjoje vetëm të shtëna. Miss-et që kërkonin paqe nuk dëgjoheshin nga zhurmat e armëve, kudo në Shqipëri.


Box:
Miss-et e një epoke të re
Aldona Elezi, 1998
Bukuroshja nga Burreli do të ishte Miss-i i pasluftës civile. Pas disa daljeve televizive, Aldona Elezi u zhduk nga ekranet. U zhduk edhe nga Shqipëria. Tregojnë se jeton në Itali ku po provon të laureohet në degën e Mjekësisë. Në intervistën e fundit që ka dhënë, ajo ka pohuar se hyri në “Miss Shqipëria” pasi e pa në ëndërr fitoren. Dhe pas kësaj nuk ka parë më ëndrra të bukura me botën e televizionit, ndaj u tërhoq.
Venera Mustafa, 1999
Sigurisht, që këtë vit e meritonte të kurorëzohej një vajzë që vinte nga Kosova. Por, “Shekulli” në pamundësi të bisedës me të nuk do të mund t’ju përcjellë asnjë informacion, përpos faktit që ajo nuk është pjesë e televizionit vetë. Megjithatë, mund të shtojmë se ajo përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të bukura dhe sot është një stiliste/fashion designer e njohur.
Gentiana Ramadani, 2000
Vërtet nuk është më pjesë e ekranit, por ajo ka ditur të jetë e suksesshme në hapësira të tjera. tregojnë se është një pedagogë shumë e mirë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Shkencave sociale. lum kush e ka një pedagoge të bukur si ajo. Është e martuar dhe ka dy fëmijë që i ngjajnë nënës së tyre. Janë të bukur dhe duan të jenë pjesë e televizionit.



Një kolonë

Të bukurat e para të këtij shekulli
Anisa Kospiri

Lindi në Tiranë në 1980 dhe fitoi kurorën e Shqipërisë në vitin 2001. Një vit më vonë ajo u rendit në dhjetë vajzat më të bukura të Universit. Është shkëputur totalisht nga bota mediatike.

Zajmina Vajsari

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Zajmina Vajsari e cila u kurorëzua një vit më vonë, në vitin 2002. Por ndryshe nga Zajmina, pasardhëses së saj do t’i harrohej emri shumë shpejt.

Eriona Ibro

Është fituesja e vitit 2003, e cila kishte mbaruar studimet e mesme në kolegjin “Mehmet Akif”, nuk do të zgjidhte të vazhdonte në fushën e spektaklit dhe ekranit, pavarësisht titullit. Tani është e martuar dhe po gëzon një jetë të bukur familjare.

Enkeleda Bargjo

Është fituesja e kurorës në vitin 2004. Që atëherë u tërhoq nga bota e spektaklit duke deklaruar se parësore kishte shkollën. Ajo sot ka mbaruar dy fakultete.

Edlira Mema

Një fituese tjetër e kurorës shprehet për “Shekullin” kështu: “Fakti që jam kurorzuar Miss Shqipëria 2005 ka qenë një ogur i mirë për mua. Jam diplomuar për shkenca juridike dhe aktualisht jam punonjëse në Ministrinë e Energjitikës. Kam zgjedhur të studioj këtë degë pasi ka qenë një dëshirë shumë e madhe. Më ka pëlqyer gjithnjë profesioni i juristes dhe dua që në një të ardhme këtë profesion ta ushtroj duke i shërbyer shoqërisë shqiptare. Ndihem e plotësuar, por jam akoma e re dhe mendoj që duhet t’i nënshtrohem me në thellësi kualifikimeve të ndryshme në këtë fushë për të arritur objektivat e mia. Sigurisht që do të luftoj që emri im të mos përmendet vetëm si emri i një bukurosheje, por edhe si emri i një njeriu të rëndësishëm në shoqëri”

Almeda Abazi

Vajza më e njohur që ka dalë nga radhët e miseve shqiptare është Almeda. Pas pjesëmarrjeve në shumë aktivitete të ndryshme në Turqi, ku përveç bukurisë ajo tregoi dhe talentin e saj në aktrim, shqiptarja e njohur dhe fituesja e shumë kurorave të bukurisë, Almeda Abazi vazhdon suksesin e saj edhe në serialet televizive. Synim i saj ishte të pushtonte ekranin turk dhe këtë gjë e ka arritur shumë lehtë. Popullariteti i saj pritet të rritet edhe më shumë pas pjesëmarrjes në serialin e njohur "Sulejmani i Madhërishëm". Në fakt, pjesëmarrja e saj pritej që sezonin e kaluar por u shty për shkak të impenjimeve të tjera të saj.




Zajmina do të bëhet arkitekte

Përveçse ka qenë pjesë e ekranit si pjesëmarrëse në disa koncerte të muzikës shqiptare, Zajmina është edhe pjesë e videoklipeve më seksi që mund të gjeni në Shqipëri. Ajo ka ditur se si të tërheqë vëmendjen e publikut edhe pas dhjetë vitesh. e kontaktuar nga “Shekulli”, Zajmina na tha kështu kur i bëmë pyetjen standarde: Çfarë dot ë bëhet një miss si ju kur të rritet? “Thuajse të gjtihë e dinë që un jam duke vazhduar studimet ër arkitekturë. Kjo degë më ka pëlqyer gjithmonë, ndaj edhe po përpiqem që të shkëlqej edhe këtu”.



Aurela Hoxha, Top Model Albania

Sigurisht, që atë e njihni të gjithë. E pyetur nga gazeta “Shekulli”, ajo pohoi se karriera e saj po ecën më së miri. “Dua të them se kam mbaruar fakultetin e Mjekësisë, ekzaktësisht Fizioterapi. Deri më tani, kam realizuar dy sezone të spektaklit “Albania's Next Top Model” ku kom kontribuuar si autore dhe moderatore. Sigurisht që edhe me biznesin tim jam marrë. Gjithashtu prej vitesh drejtoj revistën dhe agjensinë e modës “AS”, që me siguri të gjithë e njohin. Mediatikisht besoj se më kanë ndjekur, ndaj mund të them se pak a shumë publiku i njeh zgjedhjet e mia”. Kur e pyesim se si e mban mend kohën kur ajo u shpall miss, Aurela Hoxha na rrëfen: “Miss u shpalla shumë rastësisht. Nuk e kam dashur dhe nuk e mendoja kurrë një gjë të tillë, edhe pse magjia e kurorës është shumë e madhe. Por vetëm për një periudhë dhe kohë të caktuar, ama. Pastaj të gjitha bukuroshet duhet të përpiqen të ecin më përpara”. Kështu e mbyll ajo bisedën me “Shekullin” për t’u kthyer në provat e kërcimit, pasi ajo është një nga konkurrentet e “Dancing ëith the stars” këtë vit.



Armina Mevlani është rritur në media



Edhe pse është ende e re, ajo ka ditur të jetë në qendër të vëmendjes mediatike sa herë që ka dashur. “Media dhe arti. Këto janë zgjedhjet e mia”, thotë ajo për “Shekullin”. Dhe teksa e pyesim për arsyen, bukuroshja shqiptare, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Botë në vitin 2009 ajo na thotë: “zgjodha median dhe artet sepse ka qenë pasioni im, duke qenë se jam rritur në një familje ku këto profesione janë të prekshme. Dhe është gjëja që di të bëj më mirë”. e dndërsa e pyesim se sa e realizuar ndihet ajo me zgjedhjet që ka bërë deri më tani, Armina na përgjigjet: “Ndihem shume e plotësuar, por mendoj se kam ende punë në vazhdim. Armina Mevlani shkëlqeu në prezantimin e festivalit “Kënga Magjike”, ndërsa tani është e angazhuar në drejtimin e spektaklit të kërcimit “Dancing ëith the stars”.shekulli.
neon
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 110
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

Miss Shqipëria, çfarë do bëhesh kur të rritesh? Empty Re: Miss Shqipëria, çfarë do bëhesh kur të rritesh?

Sun 27 Oct 2013 - 15:07
Edhe disa prej tyre u ben dashnoret e biznesmenave..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi