Orinda Huta: Ju rrefej bashkejetesen me Turin
Wed 21 Dec 2011 - 2:49
Si gjithmonë e çiltër dhe dashamirëse, Orinda Huta vjen në këtë intervistë ekskluzive për faqet e “Bluetooth”, duke ndarë më shumë detaje surprizë…Puna si drejtuese e një programi të përditshëm ka bërë që këto kohë ajo t’i mungojë skenës.Ama kjo mungesë do të shlyhet shumë shpejt. Siç tashmë dihet Orinda i rikthehet skenës pikërisht në jubileun e 50-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Kjo është hera e parë që merr pjesë në këtë eveniment, e gjithsesi ajo pohon se ëndrrat e saj fëmijërore lidheshin pikërisht me këtë kompeticion. Orinda qysh e vogël ëndërronte të ngjitej në këtë skenë, në skenën e festivalit të dhjetorit. Ishte e vogël sakaq kur mendonte për princin e saj të kaltër, të cilin e ka gjetur prej vitesh dhe aktualisht jeton me të nën një çati. Princin e saj e njohim dhe ne, madje ka qenë “Bluetooth” i pari suplement që ka shkruar për dashurinë e tyre. Turjan Hyska është djaloshi që ia ka vjedhur zemrën bukuroshes sonë sykaltër. Siç kemi mësuar, në fillim, kur ishin shokë të një klase nuk është se e honepsnin shumë njëri-tjetrin, por brenda pak kohësh mes tyre lindi dashuria të cilën e ndajnë me njëri-tjetrin prej 5 vitesh…Çfarë do të zbulojmë më shumë sot? Gjithçka deshëm të dinim, që nga bashkëjetesa tek kritikat që i bëjnë njëri-tjetrit. Rrëfehet Orinda…
Orinda përshëndetje! Si po kalon këto kohë? Me çfarë po merresh?
Përshëndetje! Po kaloj mjaft mirë edhe pse shumë e ngarkuar si periudhë festash. Angazhimet kanë qenë të shumta këtë muaj, aq sa e kam pasur të vështirë të qetësohem një ditë të vetme.
I rikthehesh këngës si konkurrente në festivalin e fundvitit. Pse kjo zgjedhje?
Festivalin e fundvitit e kam për herë të parë…Unë jam rritur me këtë festival dhe mund të them që dëshira për të marrë pjesë tek unë ka qenë prezente që në moshë të vogël. Por nuk mund të them që ishte diçka e planifikuar me kohë. Ishte rastësi dhe shpresoj të përfundojë bukur.
Mos është synimi yt “Eurovizioni”?
Jo! Ashtu sikurse thashë më sipër, pjesëmarrja ime ishte rastësi dhe nuk jam futur me qëllimin për “Eurovizion”. Qëllimi im i vetëm është që të kem një performancë sa më të mirë dhe të pëlqyer prej publikut.
Cilat janë pritshmëritë e tua nga ky festival?
Është sfida e të kënduarit ‘live’ në një festival ku çdo gjë është e gjallë. Kënga është shumë e bukur dhe unë dëshiroj të bëj maksimumin për ta përcjellë sa më mirë te publiku. Nëse vlerësohet dhe nga juria e festivalit do të jem e lumtur, por e vetmja gjë që ka realisht rëndësi për mua është të pëlqehet nga publiku. Nuk kam dëshirë të flas për pritshmëri të cilat nuk i kam.
Me cilët autorë ke bashkëpunuar për realizimin e kësaj kënge?
Edhe këtë herë kompozimin e këngës ia kam besuar totalisht Alban Kondit. Më pëlqen muzika që ai bën. Albani arrin t’i përshtatet daljeve të mia. Nëse marr pjesë në festival të fundvitit, ai bën një këngë të posaçme për këtë event. Nëse dua një këngë për videoklip ai e bën. Por gjithnjë është i predispozuar për të bërë gjëra të bukura. Teksti është realizuar nga Turjan Hyska, të cilin e falenderoj (qesh).
Orinda pse ky pushim kaq i gjatë në këngë?
Nuk kam dashur të pushoj në muzikë, por kam qenë e detyruar. Puna me emisionin “Next”, gjithashtu puna për fushatat publicitare të “Tring Digital” kanë marrë të gjithë kohën dhe vëmendjen time. Por ju siguroj që kësaj here do të rikthehem për të qëndruar.
U duk sikur televizioni ta morri mendjen, madje pati nga ata që thanë se Orinda hoqi dorë nga kënga. Çfarë ka të bukur prezantimi që të bëri kaq shumë për vete?
Po, televizioni ma mori mendjen. Prezantimi më bëri për vete, por jo vetëm. E kam thënë dhe herë të tjera që emisioni “Next” realizohet nga vetë prezantuesit e tij. Duke qenë kështu ka nevojë për përkushtim dhe unë ia kam dhënë. Televizioni është magji më vete dhe unë jam e lumtur për mundësinë që më është dhënë, dhe nuk dua ta humbas duke i bërë bisht gjërave që duhet të bëj. Nga kënga nuk kam ndër mend të heq dorë ndaj mos u shqetësoni.
Pas më shumë se 1 viti transmetim ndihesh komode në ekran. Ke ndonjëherë vështirësi në gjetjen e fjalëve?
Ndihem mjaft komode në ekran, por jo gjithmonë ndihem në formë dhe kjo mund të ndikojë në vështirësinë për të gjetur fjalët. Duke qenë i përditshëm mund të të ezaurojë, por ne kemi gjetur formulën. Inserte pafund për të cilat publiku është mjaft i interesuar. Gjithsesi të lexuarit të ndihmon që mos të gjendesh në vështirësi për gjetjen e fjalëve ndaj me aq kohë sa më gjendet mundohem të mos heq dorë.
Në emision nuk je e vetme, megjithëse e vetmja femër. Me trego si ndihesh përkrah Klejvisit dhe Fabit?
Jam e vetmja femër në studio, por jo në emision. Ela Gjoni është vajza e cila mbulon terrenin për “Next” dhe jam e lumtur që publiku e do shumë siç e duam ne. Përsa i përket prezantimit me Fabin dhe Klejvin, ndjehem mjaft komode. Të dy janë të veçantë në llojin e vet. Të dy më frymëzojnë në mënyra të ndryshme kur jemi në studio. Kjo është gjë e mirë pasi nuk jemi njëlloj çdo ditë.
Sa të ka ndihmuar marrëdhënia me Turin, meqë ai është prej vitesh pjesë e ekranit në përballimin me sukses të kësaj sfide?
Sigurisht që Turjani më ka ndihmuar mjaft në këtë pjesë. Duke qenë me më shumë eksperiencë ka kontribuar në formimin tim. Madje mund të them që është mjaft kritik në sjelljen time televizive. Kjo nuk do të thotë që kritikat janë gjithnjë negative. Një tjetër detaj që mund t’ju tregoj është që Turjani kurrë nuk qëndron në studio kur unë regjistroj, dal në transmetim, apo kur xhiroj reklama…Ka lënë njerëz mjaft të aftë të merren me mua gjatë regjistrimeve. Për emisionin “Next”, Altin Ago ndërsa për “Tring Digital”, Xhoslin Rama. Të dy persona fantastik dhe profesionistë me të cilët çdo punë arrin rezultate pozitive.
The që Turi është kritik ndaj teje, po ti ndaj tij?
Unë jam kritike po aq sa ai. Kurrë nuk ia bëj qejfin kot, ia them gjërat siç janë. Patjetër që nuk harroj t’ia përkëdhel sedrën.
Kuriozë jemi të dimë pse e mbajtët kaq shumë të fshehtë dashurinë tuaj?
Donim ta mbanim të gjithën për vete, mundësisht gjithë jetën, por ishte mision i pamundur. Nuk ka pasur ndonjë arsye në veçanti…
Tani jetoni bashkë, si është Orinda shtëpiake?
Më mirë nuk bëhet…Turjani e dinte këtë gjë, nuk e kishte surprizë. Shtëpia ka rrëmbyer shumë vëmendje dhe ka ndikuar në vonesën time për t’u paraqitur në punë. Nuk largohem nga shtëpia pa vënë rregull.
Po Turi si burrë shtëpie?
Nuk e vret mendjen se ku i lëshon rrobat apo pjatën, por është shumë i përkushtuar. E do shtëpinë tonë, po aq sa unë dhe të dy jemi të lumtur për këtë eksperiencë.
Kush qeveris në shtëpi?
Ehhh, Turjanit i kam lënë telekomandën e televizorit dhe është mjaft i kënaqur me këtë gjë ndaj nuk ka pretendime. Një grusht shteti ka arritur të rrëzojë qeverinë ndaj kemi krijuar një qeveri teknike së bashku, e cila prej rezultateve të arritura do të zgjasë në kohë.
Shtëpinë e ke arreduar vetë…Do të na zbulosh ndonjë detaj të saj. Sa ambiente ka?
Eksperienca e arredimit të shtëpisë ka zgjatur një vit dhe ka qenë vërtet shumë e bukur. Bashkë me Turjanin vendosëm se si e dëshironim dhomën e ndenjes dhe unë vazhdova me zbatimin e planit. Ajo që donim ishte e vështirë për t’u arritur, ose do të kushtonte jashtëzakonisht shumë, ose materiali i gjetur nuk do të kishte ngjyrën që dëshironim. Unë isha e vendosur të arrija atë ngjyrë. Kam bredhur në çdo vend, kam studiuar çdo gjë deri sa u binda që duhet ta shpikja vetë mënyrën. Ngjyra turquoise për mobiljen ishte tepër e vështirë për t’u gjetur. Përveç ngjyrës ishte i nevojshëm shkëlqimi i xhamit. Ishte e pamundur…Atëherë pas një eksperimenti arrita rezultatin që doja dhe isha mjaft e lumtur. Ngjyrat e dhomës së ndenjes janë turquoise, e bardhë dhe gri. Çdo suvenir është në vendin e duhur. Ngjyrat kombinohen mjaft mirë. Për dhomën e gjumit preferuam të bardhën dhe jeshilen e barit, ndërsa dhoma e mbetur është thjesht garderobë. Nuk do të më mjaftonin faqet e gazetës suaj për të treguar eksperiencën e bukur për arredimin e shtëpisë, thjesht mund ta mbyll me rezultatet pozitive që u arritën.
Si erdhi vendimi për të bashkëjetuar?
Pas 5 viteve së bashku kishte ardhur momenti të bënim hapin e rëndësishëm. Bashkëjetesa ishte hapi tjetër dhe ne e bëmë pa u menduar gjatë.
Cili do të jetë akti që do të pasojë dashurinë tuaj?
Aktet në një marrëdhënie të bukur dihen. Pra dihen stadet në të cilat duhet të kalojë…Për momentin bashkëjetesa është akti për të cilin mendojmë. Duhet ta shijojmë në maksimum për të vazhduar më tej me hapa të tjerë.
E mendon veten nuse?
Sigurisht që e mendoj, jam femër unë (qesh). Edhe pse unë fustanin e bardhë e kam provuar me dhjetëra herë dhe kuriozitetin nuk e kam të madh, shpeshherë mendoj se si mund të jetë ai që do zgjedh për ditën time. E kam tepër të vështirë të zgjedh ndaj më duhet të mendoj gjatë.
Po mami?
Është shumë shpejt për të menduar këtë gjë. Nuk është në planet e mia të afërta edhe pse ky është një bekim që të jep Zoti. Përsa i përket fëmijëve unë jam e plotësuar për momentin prej nipit dhe mbesës.
I rikthehemi muzikës si për fund. Pas pjesëmarrjes në festival, ke në plan të vish me një klip të ri?
Kam dëshirë që këngën e Festivalit ta shoqëroj me një klip ndaj ky do të jetë projekti i radhës. Gjithsesi projektet për muzikën nuk do të ndalen me kaq, kam shumë për të bërë këtë vit…
Eraldo Rexho Bluetooth

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi