Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

E varros gruan të gjallë, por ja del të mbijetojë Empty E varros gruan të gjallë, por ja del të mbijetojë

Thu 22 Dec 2011 - 11:59
E varros gruan të gjallë, por ja del të mbijetojë 734820876lajmetari734820876Ka varrosur të gjallë bashkëshorten e tij sepse ajo “e mërziste”. Kjo është ngjarja që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Marcin Kasprazak ka lidhur gruan e tij 27-vjeçare dhe e ka mbyllur në një kuti.

Më pas, e ka varrosur në një pyll të Yorkshire duke e mbuluar me gjethe dhe degë pemësh, shkruan tabloidin anglez “Daily Mail”.

Michelina Lewandowska ka arritur të dalë nga kutia duke e hapur atë me unazën e martesës e më pas është kthyer në shtëpi.

Tashmë burri polak akuzohet për vrasje në tentativë dhe pret vendimin e gjykatës në datën 13 janar.

Shpjegimi i vetëm që ka dhënë Marcin për veprimin e tij të çmendur është ky: “Gruaja më mërziste. Nuk doja ta vrisja, vetëm ta frikësoja.”

Marcin dhe Michelina kanë një fëmijë së bashku dhe ishin transferuar në Britaninë e Madhe në kërkim të një pune.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi