Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Euro (nuk) solli krizën ! Empty Euro (nuk) solli krizën !

Thu 22 Dec 2011 - 12:15
Euro (nuk) solli krizën ! Euro-coins-and-notes-550x360

Valuta euro është lansuar më 1 janar 1999 si monedhë elektronike dhe u bë i shfrytëzueshëm që nga 1 janari 2002. Mirëpo tendencat për të krijuar një monedhë të vetme ka filluar që para 20 vitesh.

Dymbëdhjet nga 15 vendet anëtare në BE (Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Belgjika, Luksemburgu, Austria, Finlanda, Greqia dhe irlanda) janë anëtare të eurozonës. Më 1 janar të vitit 2002 monedha e euros i zëvendësoi valutat e reja. Ky ishte dhe ndryshimi më i madh monetarë që u bë në Evropë, mirëpo për disa vende të Evropës ishte vetëm transformimi i fundit përgjatë ndryshimeve të shumta serike që ndodhën.


Si erdhi euro?


Përgatitjet logjistike rreth kartëmonedhës dhe monedhës datojnë që nga viti 1992, kohë kur nuk dihej pamja e saj, e as emri. Çështja e dizajnit u zgjodh në 1996 kur paraardhësit e Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Institutit Monetar Evropian (IME), zgjodhën dizajnin e fundit të kartëmonedhës pas mbajtjes së një konkursi. Shtypja e parë e tyre u bë më 1998.

Monedha e vetme e Evropës – euro – ‘lindi’ më 1 janar 1999, mirëpo mbeti monedhë virtuale për tre vite. Për shumicën e njerëzve ajo u bë e vërtetë , e dukshme dhe e prekshme në janar të vitit 2002.

Normat e interesit caktohen nga ECB, selia e të cilës ndodhet në Frankfurt.


Si erdhi kriza ?


Më 28 qershor 2002, euro ngritet sërish mbi dollarin.

Mesi i vitit 2004 solli dhe rritje të normave nga një e katërta e përqindjes së rekordit të ulët që kishte. Ky ishte vetëm fillimi i serisë së ngritjeve që arritën deri në qershor të 2006 dhe atë në 5.25%.

Malta dhe Qipro iu bashkuan euros në 2008, kurse fundi i vitit solli edhe marrëveshjen ndërmjet liderëve të BE-së për planin stimulues me vlerë 200 miliard euro. Kjo bëhej me qëllim që të ndihmohet zhvillimi i Europës, si dhe dalja e saj nga kriza financiare.

Më vonë edhe Sllovenia i bashkohet euros, ndërkohë që Estonia, Danimarka, Latvia dhe Lituania I bashkohen mekanizmave për ndryshimin e normave të interesit . Kjo ishte e nevojshme që valuta e këtyre vendeve të barazohet pak a shumë me vlerën e euros. Njëkohësisht kjo do të mundësonte që këto shtete të përgatiten që ti bashkohen euros.

Në prill të vitit 2009 BE-ja e urdhëron Francën, Spanjën, Irlandën dhe Greqinë që të reduktojnë deficitet e buxheteve të tyre. Nëntori fillon të shpaloj shqetësimet e rritura të disa anëtarëve të BE-së, shtete këto që nuk fshihnin më frikën nga pasojat e krizës së shkaktuar në kontinentin evropian për shkak të borxheve të Dubait. Në maj ndërkaq,, Greqia pranoi se borxhet e saj arritën në 300 miliard euro, shifër kjo më e larta në historinë moderne.

Ishte kjo periudha kohore kur Greqia u ngarkua me borxhin prej 113% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Kjo lartësi e borxhit është dy herë më e lartë nga ajo që e lejon legjislacioni i BE-së për shtetet e saj anëtare. Siç dihet, kufiri më i lartë i borxhit të lejuar për një shtet anëtarë të BE-së është 60% e GDP-së së atij shteti. Për shkak të gjendjes së krijuar agjensionet e vlerësimeve bankare filluan të degradojnë bankën greke dhe borxhet e qeverisë.

Ndërkohë, Kryeministri grek, George Papandreou, këmbënguli se vendi i tij nuk do të kërkojë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Raporti i BE-së i publikuar në janar të 2010-ës, dënonte parregullsitë e rënda në procedurat e kontabilitetit grek. Deficiti buxhetor i Greqisë në vitin 2009 u rishikua, dhe u konstatua se ai ka shënuar rritje prej 3,7% në 12.7%. Kjo është katër herë më shumë se që e lejojnë rregullat e BE-së.

Një muaj më vonë Greqia shpalos masat e reja shtrënguese që kishin për qëllim uljen e deficitit. Hapave të Greqisë shkuan edhe Portugalia, Irlanda dhe Spanja, të cilat poashtu u futën në borxhe të thella, si dhe u përshkuan me deficite të mëdha.

Pas kësaj BE-ja vendosi që të ndërmarrë masat për të ndihmuar Greqinë që të dalë nga borxhet. Ajo rekomandoi që në Greqi të bëhen reforma dhe të shkurtohen shpenzimet. Qeveritarët grek dalin me planin e tyre, në të cilin përfshihen rekomandimet e BE-së, mirëpo shkurtimet buxhetore ishin ide e cila shkaktoj pakënaqësi shumë të madhe tek qytetarët, sidomos tek të punësuarit që vareshin nga buxheti shtetëror. Frika nga ulja e pagave ishte njëri nga shkaqet kryesore pse masa vërshoi rrugët. Grevat dhe trazirat, që zgjatën me muaj, përkeqësuan edhe më gjendjen në Greqi. Por, ato rrezikuan edhe ndihmat e BE-së dhe FMN-së për Greqinë, ndihma këto që kapnin shumën prej 110 miliardë eurosh për periudhën tre vjeçare.

Euroja vazhdon të humb nga vlera në krahasim me dollarin dhe funtën. Eurozona dhe IMF-ja u pajtuan të ndihmojnë Greqinë përmes një shume neto prej 22 miliard eurosh, mirëpo pa kredi.

Si pasojë e keqësimit të tregjeve financiare dhe protestave të shumta, vendet e eurozonës u pajtuan që të japin 30 miliard euro si kredi emergjente. Ndërkohë që huatë greke vazhdojnë të ngriten, IMF-ja pajtohet që t’i jap pako shpëtimi Greqisë me vlerë 110 miliard euro.

Vazhdimi i krizës fillon të ndikojë dhe tek Irlanda, ku fundi i vitit sjell dhe pako hpëtimi për të, nga BE-ja dhe IMF-ja, prej 85 miliard euro. Megjithëse kriza në eurozonë vazhdonte të përhapej, Estonia vendosi ti bashkohej euros, duke u bërë vendi i 17 me valutën e euros në fillim të 2011-tës.

Ne shkurt, ministrant e financave të eurozonës caktuan një fond të përkohshëm për shpëtim nga kriza, të quajtur Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (ESM), me velrë prej 500 miliard euro.

Valuta e euros sërish ra në 2010 , pasi drejtori i Fondacionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve (FED), Ben Bermanke, i dha sinjal Bankës Qëndrore që ishte gati që të shkurtonte normat e interesit përsëri si përpjekje për tu përballur me rreziqet e zhvillimeve ekonomike.

Në maj të 2010 bie euroja në 1.251 krahasuar me dollarë, pikërisht kjo situatë dhe rriti frikën që kriza e borxheve të Greqisë të ndikonte në tregjet globale. Ndërkohë që Britania ishte e preokupuar nga braktisja politike, 27 vendet anëtare të BE-së së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar(IMF), u pajtuan që të sigurojnë një pako për dalje nga kriza me vlerë 750 miliard euro, në shenjë të asistencës financiare për vendet e eurozonës që filluan të shfaqnin vështirësi financiare. Kjo shifër e madhe u projektua për të rritur besimin në euro dhe të veprojë si një mbështetje e qartë e monedhës dhe të anëtarëve të saj.

Nën këto marrëveshje , pakoja e shpëtimit përbëhej prej tre pjesëve:

1. Aftësia Evropiane e Stabilitetit Financiar (EFSF) – 440 miliard euro

Kjo është një shumë për qëllime të veçanta që ka aftësinë të merret me çështjet e obligacioneve, shënime ose instrumente të tjera borxhi në tregjet dhe përdorimin e ngritur të parave që të japin kredi deri në 440 miliard euro që do të mbështetet nga shtetet anëtare të eurozonës në bazë të ratave. Si një vend që nuk funksiononte me valutën e euros, Britania nuk kishte asnjë përfshirje në këtë fond.

2. Mekanizmi për Stabiliyim të Financave Evropiane (EFSM)

Kjo është një kredi prej 60 miliard eurosh që u ofrua nga të gjithë anëtarët e shteteve. Vetëm Britania ishte e gatshme të ipte 13.6 % të fondit të përgjithshëm.

3. Fondi Monetar Ndërkombëtar (IFM) – 250 miliard euro

IMF-ja u pajua që t’i bashkohej fondit të BE-së me një raport 3:8, që i bie 250 miliard euro. Më pas IMF-ja dhe eurozona ndihmojnë Portugalinë me 78 miliard euro.


Ministrant e eurozonës i këkuan Greqisë që të imponojë masa te reja para se të marrin kredin e radhës. Pas një muaji Greqia vendosi masat e reja drastike, të cilat më pas u përcollën dhe me lëshimin e kredisë, me vlerë 12 milard euro, nga ana e BE-së.


Greqisë dhe ajo kredi nuk i mjaftoi, ajo vazhdojë të thellohet në borxhe. Kështuqë i’u lëshua dhe pakoja e shpëtimit nga kriza me vlerë 109 miliard euro. Pako kjo e cila do të kontribonte në shpëtimin jo vetëm të Greqisë por edhe të mos përhapjes tek vendet tjera të eurozonës.

Obligacionet qeveritare të Spanjës dhe Italisë u rritën ndjeshëm, në anën tjetër Gjermania bie në nivel rekord, ndërkohë që investitorët kërkojnë kthime të mëdha në mënyrë që t’iu lejohet huamarrja.

Ndërkohë, që frika për përfshirje në këtë situatë të krizës nga ana e Italisë dhe Spanjës detyruan ECB-në që të blente obligacionet e tyre.

Spanja përpiqej t’i ikte krizës përmes kalimit të amandamentit kushtetues, që ti shtohej ‘rregulla e artë’, që të mbajë deficitin e buxhetit të së ardhmës tek një limit strikt. Ndërsa Italia miratoi buxhetin prej 50 miliard euro që të balancojë buxhetin e tyre deri në vtitn 2013.

Ky paln nuk i ndihmoi Italisë, pasiqë në shtator ajo pësoi një rënie të vlerësimit të kredisë nga ‘Standard & Poor’s’, mirëpo italianët këtë zbritje e konstatuan si të influencuar politikisht. IMF-ja paralajmëroi vendet se janë duke u futur në një ‘faqe të rrezikshme’, ndërkohë që zhvillimi në sektorin privat të eurozonës pësoi fundosjen më të rëndën nga dy vitet e fundit.

Situata në të cilën ndodhej eurozona vazhdimisht komentohej nga liderë të lartë Evropian dhe botërorë, gjë që solli dhe spekulime se lidrët janë duke bërë plan për të rikapitalizuar sistemin banker

Nëntori solli samititn e BE-së me temë kyqe krizën, ku ministrant kishin mundësinë të finalizonin planet që do t’i lejonin Greqisë marrjen e pakos së re shpëtuese. Pastaj pasoi dhe takimi i ministrave të G20-ës për çështjen e njëjtë – Greqinë.

Finalizohet dhe miratohet kredia e radhës, nga eurozona, për Greqinë, prej 8 miliard euro. Ndërkohë që Greqia bënte përpjekje pë të zgjedhë liderin e ri grek, kriza dhe situata ekonomike veç se vie e thellohet në probleme më të mëdha. Gjatë kësaj kohe aksionet bankare u ngritën në 6.7%.

Italia në krye të shtetit vuri ish nën presidentin e Bankës Qëndrore Evropiane, Lucas Papademos, i cili zëvendësoi George Papandreoun. Nga ana tjetër Italia pas dorëheqjes së dhënë nga Silvio Berlusconi, në vend të tij hyri Mario Monti, i cili këto ditë morri dhe votëbesimin e dytë dhe miratoi planin e ri. Plan ky i cili u përcoll me protesta.

Se si do të vazhdojë kriza në Evropë, a do të thellohet dhe më tutje dhe të shpërndahet me një ndikim në tërë botën, apo ndoshta dhe do të ndodhë ndonjë ‘mrekulli’ shpëtimi na mbetet të shihet në ditët vijuese, ditët të cilat tanimë janë duke u përcjellur me protesta si pasojë e marrjes së masave të reja nga qeveritë përkatëse
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi