Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A ke para per te festuar kete Vit te Ri? Empty A ke para per te festuar kete Vit te Ri?

Thu 22 Dec 2011 - 19:19
Ka shume presion ne New York qe Viti i Ri te kalohet mire dhe shume njerez shpenzojne shume kohe, mundim dhe para per t’u siguruar qe do te jene sipas modes.Vitin e kaluar Roman Abramovich, pronari rus i klubit te futbollit Chelsea organizoi nje feste ne bashin e nje anije, ne te cilen fatkeqesisht nuk ishim te ftuar.Nese edhe ju nuk jeni ne listen e te ftuarve te nje feste te rendesishme, mos i humbni shpresat. Me kusht qe ju te keni para pa fund dhe nje deshire te cmendur per ti shpenzuar, ju akoma mund te jeni ne krye te listes kete vit.Emiratet e Bashkuara ArabeAbramovich prenotoi grupin Black Eyed Peas ne krye te listes se festes se tij, por nese muzika e tyre nuk i pershtatet shijeve tuaja, ndoshta duhet te drejtoheni per nga Abu Dhabi. Kete vit ColdPlay do t’ju uroje mireseardhjen e Vitit te Ri dhe performanca e tyre gjithashtu do te startoje raundin e botes rraskapitese te jahtit Volvo Ocean Race. Biletat e koncertit variojne nga 65 euro deri ne 200 euro per fansat e zjarrte te cilet deshirojne te jene me prane skenes.

Sidoqofte nese ju vertet deshironi t’i shperdoroni te hollat tuaja, ju pret nje tavoline VIP vetem per ju. Kostoja e saj shkon nga 2800 euro, “Tavolina e argjendte” per dy persona dhe me dy pije, e deri ne 4000 euro, “Tavolina e arte” per tre persona dhe me shampanje e pije te ndryshme te perfshira. Nese keto nuk ju pelqejne aq shume, prenotoni “Tavolinen Platin” per 4800 euro ku perfshihen me shume vende, me shume pije alkoolike dhe ndodhet me prane skenes.

SHBA

Miami mund te jete nje nga destinacionet e zgjedhura nese ju deshironi te merrni me vete dhe nje kujtim nga udhetimi juaj. Disa vite me pare, nje kirurg plastik lancoi versionin e tij te “Paketes festive me te shtrenjte te Vitit te Ri”. Per vetem 100 000 dollare ju merrni nje bilete te klasit te pare per udhetimin nga New York per ne Miami, tre tavolina per koncertin e Vitit te Ri nga Lady Gaga, te zgjidhni nje Penthouse ne nje hotel me 5 yje rreth zones se plazhit dhe… nje zmadhim te gjoksit! Ndoshta jo per meshkujt! Paketa perfshin gjithashtu nje sherbim infermierie 24 oresh (pushimet nuk quhen te plota pa sherbim infermierie profesional), trajtime spa pa limit dhe nje shofer ne dispozicion me nje Rolls Royce.

Kjo oferte nuk duket se nuk po qarkullon kete vit, keshtu qe do t’ju duhet qe te merrni pjese ne nje feste luksoze ne Wall Lounge, nje klub nate brenda W Southbeach Hotel, Miami. I famshmi DJ Allesso do te jete i pranishem, dhe ju mund te degjoni muziken e tij per nje shume prej 900 dollaresh plus 83 dollare per prenotimin. Sipas deshires mund te prenotoni nje tavoline per 8 persona, ku perfshihen dy shishe shampanje dhe dy shishe vodka per vetem 12 900 dollare plus 1 162 dollare prenotimi. Me kete cmim, DJ do bente mire te ishte i shkelqyeshem ne punen e tij.

Nese Las Vegas ju pelqen me shume, ju mund te qendroni ne Cosmopolitan of Las Vegas. Stevie Wonder do te kendoje per naten e Vitit te Ri. Kjo do t’ju kushtoje 2 240 dollare qendrim per tre nete, perfshire dy bileta koncerti dhe kokteil pa fund. Juhhuuuuu!!! Eshte pazar shume i mire krahasuar me vitin e kaluar kur Jay-Z dhe Coldplay performuan per nje cmim rreth 5 600 dollare.

Mbreteria e Bashkuar

Londra eshte e shtrenjte ne shumicen e rasteve dhe ne raste festash hotelet, restorantet dhe klubet e nates bejne oferta te leverdisshme.

Darka e Vitit te Ri ne restorantin me te shtrenjte te Londres Restaurant Gordon Ramsey, do te kushtoje 250 GBP per person, pa perfshire bakshishin! Ketu perfshihen ushqime te shtrenjta si embelsira me kerpudha, molusqe, karavidhe, fileto pate, por pijet alkolike nuk perfshihen. Merrni nje shishe shampanje per 290 dollare ose merrni nje shishe vere te bardhe (Bordeaux ‘Y’ d’Yquem, Lur-Saluces, Bordeaux, France, 1985) per 590 dollare.

Pas kesaj mund te beni nje udhetim ne London Eye Barracuda. Varka e dekoruar nga Art-Deco shetit pergjate lumit Tamiz duke te dhene mundesine te shikosh te gjitha objektet interesante te qytetit, nderkohe qe mund te kercesh dhe te pish ne katin e siperm apo te poshtem te varkes turistike. Cmimet e biletave variojne nga 68 GBP deri ne 199 GBP per person naten e Vitit te Ri.

Pastaj do t’ju duhet nje vend ku te vendosni koken: ne The Langham ju mund te prenotoni dy nete ne suitat klasike per vetem 2 460 GBP. Ose relaksohuni ne suiten Terrace te Dorchester. Kushton nga 3 850 GBP nata e deri ne 7 000 GBP nata per periudhen e Vitit te Ri.
Kostoja totale e nates se Vitit te Ri ne Londer shkon rreth 8 480 GBP per dy persona.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi