Jonida Maliqi bëhet nënë në vigjilje të Krishtlindjes
Sun 25 Dec 2011 - 16:32
TIRANE - Jonida Maliqi, ylli i muzikës shqiptare ka përjetuar për herë të parë gjatë ditës së djeshme emocionet e të qenit nënë. Vigjilja e Krishtlindjeve ka sjellë një dhuratë shumë të bukur për familjen e këngëtares së dashur, pikërisht një engjëll.
Vogëlushi, do të mbajë emrin Dan, emër ky të cilin ia ka zgjedhur gjyshi, babai i bashkëshortit të këngëtares. Siç tregon vetë Maliqi, Dan është një emër i vjetër shqiptar. Familjarët e këngëtares janë shumë të lumtur për këtë krijesë të pafajshme që Zoti ua solli këtë prag Krishtlindjesh.
Prindërit e rinj, Jonida dhe Genti janë ata që po i përjetojnë me më shumë emocione këto momente. Dhoma e këngëtares ka qenë e mbushur plot e përplot me lule e tullumbace, ndërsa celulari i saj nuk ka pushuar për asnjë moment nga urimet.
Në një intervistë të para pak kohëve në suplementin e të shtunës, “Bluetooth”, Jonida Maliqi ka rrëfyer gjithë përgatitjet për ardhjen e të birit. Vogëlushi i këngëtares kur të rritet do të ketë një kujtim shumë të bukur prej nënës së tij, pasi ajo i ka kushtuar të voglit të saj, muaj përpara se ai të vinte në këtë jetë, një këngë. “Thesari pa emër” i Jonidës, tashmë erdhi dhe ne i urojmë atij një jetë të gjatë e të lumtur përkrah mamit, babit dhe gjithë të dashurve të zemrës. Jetë të gjatë Dan!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi