Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jonida Maliqi e lumtur me Danin e vogël Empty Jonida Maliqi e lumtur me Danin e vogël

Sat 4 Feb 2012 - 16:02
Jonida Maliqi e lumtur me Danin e vogël 51035-300x214Zbulohen fotot e këngëtares Jonida Maliqi me djalin e saj Dan Prizrenin.

I vogli të enjten mbushi ditët, (40 ditëshi), megjithatë Jonida e ka nxjerrë jashtë në diell edhe para atyre afateve që dikur i vendosnin “plakat”.

Këtë, e tregojnë mirë fotot, që ne kemi mundur t′i sigurojmë përmes burimeve tona.

Dan Prizreni lindi 3.300 kilogram, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” përmes një lindjeje natyrale, dhe gëzon shëndet të plotë.

Edhe pse gjithkush mund të mendojë se personat publikë kujdesen më shumë për pamjen e tyre se sa për detajet, Jonida që ditën e parë e ka ushqyer të birin me qumësht gjiri, e kështu do vazhdojë të bëjë minimalisht 6 muajt e parë të jetës së tij.

E kontaktuar nga Bluetooth, Jonida Maliqi, shprehet se është tërësisht e lumtur tani që ka në dorë, djalin e saj të dëshiruar.

“Në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” jam ndjerë si në shtëpinë time, ndaj ju jam shumë mirënjohës doktor Halim Kosovës që më ka ndjekur që nga fillimet e shtatëzanisë, madje deri sot, si dhe stafit të tij, për profesionalizmin dhe dashurinë që më dhuruan mua e Danit të vogël”, thotë Jonida Maliqi. (GSH) /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi