Natë e qetë, natë e shenjtë, kolona zanore e Krishtlindjes
Sun 25 Dec 2011 - 17:59
TIRANË- Në çdo kishë gjatë Krishtlindjeve besimtarët këndojnë këngën “Natë e Qetë, Natë e Shënjtë”, këngë, e cila u dëgjua 188 vite më parë në një kishë të vogël në një fshat të Austrisë. Atë prag Krishtlindje lindi një këngë "Stille Nacht! Heilige Nacht", që tashmë është përkthyer në qindra gjuhë dhe këndohet nga miliona njerëz çdo dhjetor, në kishat nga më të voglat, në katedralet e mëdha. Ajo është pa dyshim kënga më e famshme e krishtlindjes në botë.Fjalët gjermanisht në gjashtë strofat origjinale që ne e njohim si "Natë e Qetë, Natë e Shenjtë" u shkruan nga Joseph Mohr në 1816, kur ai ishte një prift i ri, i caktuar në një kishë në Mariapfarr të Austrisë. Më 24 Dhjetor 1818 Mohr udhëtoi në shtëpinë e muzikant-mësuesit Franz Gruber. Ai i tregoi poemën shokut të tij dhe i kërkoi t’i shtonte një melodi dhe harmoni për kitarë, që të këndohej në shërbesën e mesnatës në kishë.
Nuk dihet arsyeja që ai kishte për të dashur një këngë të re. Disa hamendësojnë që organoja nuk punonte; të tjerët ndihen që ndihmëspastori, i cili pëlqente tej mase muzikën e kitarës, donte thjesht një këngë të re për krishtlindje. Atë mbrëmje, ndërsa të dy burrat, të mbështetur nga kori, qëndruan në Kishën e Shën Nikollit dhe kënduan "Stille Nacht! Heilige Nacht!" për herë të parë, ata nuk mund të kishin imagjinuar ndikimin që vepra e tyre do të kishte në botë.
Një ndërtues dhe riparues mjeshtër i organove, udhëtoi në Oberndorf për të punuar me organon. Gjatë kohës që po punonte në kishë, ai siguroi një kopje të veprës dhe e mori me vete në shtëpi. Kështu, kënga filloi udhëtimin rreth botës.
Joseph Bletzacher, këngëtari i Operës së Oborrit Mbretëror nga Hanoveri, raportoi që në vitet 1840, kënga ishte tashmë e njohur në një pjesë të madhe të Gjermanisë. "Në Berlin," thotë ai, "ajo u popullarizua në mënyrë të veçantë nga Kori Mbretëror i Katedrales. Në fakt ajo u bë kënga e preferuar e krishtlindjes e Mbretit Frederik Uilliam IV të Prusisë, i cili kërkonte që Kori i Katedrales t’ia këndonte çdo vit gjatë sezonit të krishtlindjeve."
Kur kënga ishte bërë e famshme nëpër Europë, krijimtari Joseph Mohr kishte vdekur dhe kompozitori ishte i panjohur. Ndonëse Franz Gruber u shkroi autoriteteve muzikore në Berlin, duke thënë që ai ishte kompozitori, melodia ishte supozuar në kohë të ndryshme se ishte vepër e Hajdenit, Moxartit ose Betovenit dhe këto mendime vazhduan të qarkullonin madje edhe në shek. XX. Polemika u shua vetëm para katër vjetësh kur një kopje origjinale e këngës "Stille Nacht" në dorëshkrimin e Joseph Mohr u vërtetua. Në cepin e djathtë të aranzhimit, Mohr shkroi "Melodie von Fr. Xav. Gruber."
Varri i priftit Joseph Mohr ndodhet në një pikë të vogël skijore në Alpe, të quajtur Vagrain. Ai lindi në një familje të varfër në Salsburg në 1792 dhe vdiq i varfër në Vagrain në 1848, ku ai ishte caktuar si pastor i kishës. Ai kishte dhuruar të gjitha përfitimet e tij që të përdoreshin për përkujdesjen e pleqve dhe për arsimin e fëmijëve në atë vend. Përkujtimi i tij nga qytetarët është shkolla “Joseph Mohr”, e ndodhur pak metra larg varrit të tij.
Ndoshta kjo është pjesë e mrekullisë së këngës "Natë e Qetë, Natë e Shënjtë". Fjalët rrodhën nga imagjinata e një pastori modest të sapokualifikuar. Muzika u kompozua nga një muzikant, i cili nuk njihej jashtë fshatit të tij. Nuk ka patur ndonjë yll që të këndonte në interpretimin e saj të parë. Megjithatë, mesazhi i saj i fuqishëm i paqes qiellore ka kaluar të gjithë kufijtë dhe pengesat gjuhësore, duke pushtuar zemrat e njerëzve kudo në botë.
(el.me/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi