Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Twilight”, del kolona zanore e filmit Empty “Twilight”, del kolona zanore e filmit

Tue 8 Nov 2011 - 23:38
“Twilight”, del kolona zanore e filmit Twilight-posterËshtë transmetuar në radio kënga “It will rain”, e Bruno Marks, që do të shërbejë si kolonë zanore e pjesës së parë të filmit “The Twilight: Breaking Down”.

Prezantimi i këngës, që mban etiketën e Atlantic Records, del një javë para shfaqjes së filmit në kinema, më 16 nëntor.

Përvec Bruno Mars, në diskun me këngët e filmit janë edhe këngëtarët Christina Perri, The Joy Formidable, The Belle Brigade, Theophilus London dhe Mia Maestro.

Gjithashtu të pranishëm janë edhe Iron & Wine, që kanë bashkëpunuar për kolonën zanore të një tjetër episodi të sagës së vampirëve dhe që këtë herë kthehen me një variant të ri të “Flightless Bird”, “American Mouth”.

E ndërkohë që aventurat horror dhe romantike të vampirëve të Twilight kanë mbërritur në epilog, për publikun adoleshent po përgatitet një tjetër sagë me heronj të pathyeshëm, por edhe romantikë e të brishtë.

Bëhet fjalë për trilogjinë “Hunger Games”, bazuar në librin me të njëjtin titull të shkrimtares Suzanne Collins, që ka korrur sukses në të gjithë botën.

Nga libri në fjalë janë shitur 3 milionë kopje në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që vepra është përkthyer në 26 vende të botës.

Libri është ambjentuar në një të ardhme, kur Amerika e Veriut është shkatërruar nga një luftë globale dhe është krijuar Panem, një komb dikatorial.

Cdo vit drejtuesit e regjimit organizojnë lojra të ngjashme me ato të gladiatorëve të Romës së lashtë, por që në rastin konkret janë adoleshentë.

Protagoniste është një vajzë adoleshente, e cila është shumë e aftë të luftojë me hark, si dhe një djalë bashkëmoshatar që bie në dashuri me të.

Filmi në fjalë, me skena spektakolare aksioni, pritet të dalë në ekranin gjigand më 23 mars të vitit të ardhshëm dhe pritet të ndiqet nga dy episode të tjera me firmën e “Lionsgate”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi